Panorama Sport (Albania)

Sherret me Sarrin, Juventusi shpejton që të bindë Taren

E do edhe Totenhemi, por Lotito i ofron 3 vite rinovim

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Përplasjet e trajnerit të Lacios, Mauricio Sarri, me Igli Taren janë bërë publike prej kohësh në median italiane. Për më tepër, në verë u raportua se drejtuesi shqiptar ishte pranë largimit nga bardhekalt­rit pikërisht si pasojë e këtyre mosmarrëve­shjeve, por presidenti i Lacios, Klaudio Lotito, vazhdon të vlerësojë maksimalis­ht punën e shqiptarit dhe kjo është parë qartë ndër vite. Madje, ai pritet që të bëjë edhe një tjetër hap të radhës për të konfirmuar këtë fakt, duke qenë se “Tuttomerca­toweb” raporton se Juventusi, por edhe Totenhemi kanë shtuar presingun për ta afruar në klubet respektive si drejtor sportiv. Madje, bardhezinj­të duken këtë herë më shumë se kurrë të vendosur për të provuar së joshuri ishkapiten­in dhe bomberin e Kombëtares kuqezi, duke parë jo vetëm dënimin e Federiko Kerubinit për çështjen e plusvalenc­ave, por edhe për faktin se me të mbaruar skualifiki­min Kerubini do të marrë një tjetër rol në klub dhe Juves i duhet me çdo kusht një njeri me intuitë të theksuar për shit-blerjen e lojtarëve. Por edhe Totenhemi ka të njëjtin problem, pas dënimit gjithashtu të ish-juventinit, Fabio Paratiçi, që sot mban rolin e drejtorit sportiv në Londër, por për 30 muaj, nëse vendimi në gjykatën e “CONI”-T nuk ndryshon, ai duhet të vuajë skualifiki­min e gjatë dhe normalisht që pritet të humbë edhe detyrën e tij në

radhët e Totenhemit. Por pavarësish­t të gjithë joshjes torinezo-londineze për Igli Taren, Klaudio Lotito mendon se e ka në dorë xholin e tij për të mos e lëshuar shqiptarin. Ideja e presidenti­t është ajo e një kontratë të re 3-vjeçare, shoqëruar me një rritje rroge, shenjë e qartë kjo edhe për trajnerin Mauricio Sarri, lidhur me hierarkinë

në klub. Tare dhe Sarri janë dy natyra shumë të forta, që nuk pranojnë të kenë një person tjetër që ta kundërshto­jë në veprime, por nëse vendos të rinovojë, trajneri duhet t’i përulet Iglit, ndonëse Juvja dhe Totenhemi shpresojnë që Sarri ta ketë tërbuar aq shumë sa të zgjedhë rrugën për në “Allianz Stadium” apo “Hotspur Stadium”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania