Panorama Sport (Albania)

Ultrasit zikaltër shënjestro­jnë Inzagin: Një trajner provincial

Shtohet indinjimi i tifozëve të Interit ndaj ideve të Simones

-

Barazimi pa gola i Interit ndaj Sampdorias, ndaj një skuadre që duket se po pret vetëm goditjen e fundit për të zbritur një kategori më poshtë, u ka lënë një shije të hidhur ultrasve zikaltër. Por ndërsa futbollist­ët u panë që të bënin një sërë gabimesh amatore, tifozët kanë vënë në shënjestër trajnerin Simone Inzagi, lidhur me faktin se sipas tyre në asnjë moment të sfidës nuk bëri asgjë për të ndryshuar lojën në fazën ofensive, madje u kursye që të hidhte një sulmues të tretë. Dhe pikërisht kjo ideologji provincial­e, “më mirë të mos humbim sesa të fitojmë një ndeshje që dukej e lehtë në letër”, është akuza kryesore e fansave të Interit. “Barazimi i papritur që morëm në Xhenoa përballë skuadrës së parafundit në renditje ka dëshmuar edhe një herë tjetër se ndoshta trajneri Inzagi nuk është në gjendje të motivojë ekipin për ndeshjet përballë skuadrave ‘të vogla’. Në pjesën e dytë Interi pati një qëndrim prej skuadre provincial­e, pasi në vend të rrezikonte, qoftë edhe me tre sulmues për fitoren, tekniku qëndroi i palëkundur në modulin e tij. Edhe nëse iniciativa ishte e rrezikshme, duhej marrë, sepse në fund barazimi nuk i shërbente askujt. Ne jemi Interi, është kundërshta­ri ai që duhet të frikësohet prej nesh dhe jo anasjellta­s. Duhet të jemi ne ata që sulmojmë dhe tregojmë superiorit­et

ndaj kundërshta­rëve, ndërkohë që në vend të kësaj dukemi si një skuadër mesatare, e cila është e kënaqur me një barazim në transfertë. Ndaj Sampdorias humbëm tri pikë shumë të rëndësishm­e, sepse pas nesh janë tri skuadra që mund të na arrijnë menjëherë në hapin e radhës fals që do të bëjmë”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania