Panorama Sport (Albania)

Pas të tjerave, Barça shet edhe... mbathjet

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Barcelona kërkon të për dorë të tjera leva ekonomike për të përmirësua­r gjendjen e saj financiare. Ishin pikërisht këto leva, të cilat verën e vitit 2022 i mundësuan Barcelonës që të rregullont­e bilancin e vet financiar e bashkë me të, të afronte lojtarë të rëndësishë­m në merkato, mes të cilëve Levandovsk­in apo Rafinjën. Barcelona shiti emrin e stadiumit për te "Spotify", ndërkohë që arriti të shiste dhe një përqindje jo të vogël të së drejtës televizive. Por në klub po mendojnë edhe për alternativ­a të tjera si burime financiare. Siç ka bërë me dije gazeta "Mundo Deportivo", në klub po studiojnë dhe mundësitë e thithjes së të tjerë sponsorëve për të cilët është rezervuar një vend në mbathjet e klubit! Vendosja e sponsorëve edhe në mbathjet zyrtare të klubeve është një praktikë e njohur. Në Spanjë, për shembull, Majorka dhe Espanjoli kanë sponsorë në mbathjet e tyre, por ky aset nuk ishte përdorur kurrë më parë nga Barcelona. Natyrisht që problemet financiare të klubit e kanë shtyrë presidenti­n

Laporta dhe personat rreth tij të gjejnë dhe të tilla mjete për të shëndoshur sadopak financat e rrënuara të klubit për të qëndruar brenda limiteve të vendosura nga La Liga dhe për të bërë afrime në merkaton e verës së ardhshme. Barcelona për momentin është në pritje të

marrjes së ofertave të sponsorëve të ndryshëm që duan t'i bashkohen këtij klubit dhe, siç bën me dije gazeta spanjolle, katalanasi­t llogarisin një fitim prej 5 milionë eurosh nga vendosja e një sponsori të mundshëm në mbathjet zyrtare të ndeshjeve të ekipit të parë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania