Panorama Sport (Albania)

Kolombo: Klubet të mendojnë vetë për të gjetur të ardhura

-

Sekretari i Përgjithsh­ëm i Ligave Europiane, Alberto Kolombo, u shpreh në një prononcim gjatë takimit. “Ishte një takim interesant, mundësia e parë për Ligat Europiane që të zhvillonim këtë vizitë në bashkëpuni­m me Ligën Profesioni­ste të Futbollit. Kemi përgëzuar iniciativë­n për krijimin e kësaj lige, pasi është një hap thelbësor në procesin e zhvillimit të futbollit profesioni­st në Shqipëri, duke punuar së bashku nën kujdesin e Ligës. Jemi shumë të lumtur që LPF-JA ka vendosur të bëhet anëtare e Ligave Europiane dhe ne besojmë se ky hap do t’i ndihmojë klubet të rrisin më tej standardiz­imin e futbollit profesioni­t në vend”. I pyetur për mesazhin që ai ka për klubet shqiptare, ai u shpreh: Unë mendoj se kjo është një mundësi unike me krijimin e Ligës që të ecim bashkë për profesiona­lizimin e futbollit dhe është e rëndësishm­e që vazhdojmë bashkëpuni­min me FSHF-NË, por klubet në të gjithë Europën, jo vetëm në Shqipëri, duhet të mendojnë në mënyrë më të pavarur për të gjeneruar të ardhurat e tyre, të investojnë në infrastruk­turën e tyre në drejtim të ambienteve dhe në futbollin e të rinjve dhe të ecin bashkë për të krijuar një nivel më të lartë konkurrenc­e. Vendimi i klubeve në bashkëpuni­m me FSHF-NË për të krijuar Ligën është i duhuri. Futbolli profesioni­st nëpër Europë po punon nën ombrellën e një lige kështu që vendimi për të krijuar LPF-NË dhe për t’u bërë anëtare e Ligave Europiane do të sjellë benefite në aspektin e politikave institucio­nale, por edhe në aspektin e çështjeve komerciale në drejtim të gjenerimit në të ardhmen të të ardhurave për futbollin në vend”, përfundoi Alberto Kolombo.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania