Panorama Sport (Albania)

Rekordi i 2022-shit, ja 35 klubet që ndërruan pronarë

Nga Milani dhe Çelsi, dy ekipe shqiptare u blenë vitin e kaluar

-

Gjatë vitit 2022 është vendosur një tjetër rekord sipas raportit të publikuar nga UEFA pak ditë më parë. Në total, gjatë vitit që lamë pas janë shitur 35 klube të ligave në Kategoritë e Para. Thënë më ndryshe, 35 klube të njohura në shtetet e tyre kanë ndërruar pronar dhe janë blerë nga dikush tjetër. Në këtë përmbledhj­e, janë edhe dy ekipe shqiptare që gjatë 2022-shit kanë ndërruar pronësi, si Vllaznia dhe Shkupi. Ekipi shkodran u ble nga biznesmeni shqiptar Alban Xhaferi në shkurt të 2022-shit, ndërkohë Shkupi është blerë nga një pronar turk. KLUBET E BLERA- Në këtë listë futen edhe klube të mëdha si Milani, Çelsi apo Olimpik Lion, Atalanta, Sauthempto­n, Viteshe, Herta Berlin apo edhe Spartak dhe Dinamo e Moskës, të cilat kanë ndryshuar pronar. Rekordi i blerjeve gjatë një viti ishte në 2021-shin, ku 30 klube u shitën dhe tashmë ky rekord është thyer pasi kjo shifër ka shkuar në 35, ku kulmin e arriti gjatë verës, megjithatë blerjet e klubeve nuk varen domosdoshm­ërisht sipas sezonit, pasi Atalanta ka ndryshuar pronar në shkurt, Milani në shtator dhe Lioni në dhjetor. PRONARËT- Disa forma të pronësisë janë të ndryshme në pjesë të veçanta të Europës.

Klubet e kontrollua­ra nga qeveria gjenden kryesisht në Europën Lindore e ndërsa shoqatat janë më të zakonshme në vendet nordike dhe ballkanike, por anasjellta­s me ato private, ku pronësia përqendroh­et në vende si Anglia, Franca, Belgjika, Italia, ku përbëjnë më shumë se 40 % të të gjitha klubeve me pronarë privatë të huaj. Ndërkohë, sa u përket blerjeve të klubeve gjatë 2022-shit, ato me pronarë të të njëjtit shtet mbeten më të përhapura, ku më shumë se 54 % e pronarëve të rinj erdhën nga i njëjti vend ku ndodhet edhe klubi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania