Panorama Sport (Albania)

Miratohet raporti, FSHF-JA merr 8 mln USD nga FIFA

Shifrat rekord, të ardhurat për federatat rriten me 2 mln USD Nis nga 2023-shi, fondi është i vlefshëm për 4 vitet e ardhshme

- KRISTI SEJATLLARI

Këshilli i FIFA-S ka miratuar Raportin Vjetor 2022, i cili tregon se të ardhurat e FIFAS do të rriten për vitet në vazhdim. Nga 7.6 miliardë dollarë që kanë qenë gjatë ciklit 2019-2022, të ardhurat do të shkojnë në 11 miliardë dollarë gjatë periudhës 20232026, duke u rritur me 29 për qind. Kjo përkthehet në më shumë para për federatat anëtare, ku këtu përfiton edhe Shqipëria, më konkretish­t Federata Shqiptare e Futbollit. Në lidhje me këtë rritje ka folur edhe presidenti Xhani Infantino: “Investimi i papreceden­të i FIFA-S në futboll është rezultat i transparen­cës sonë solide financiare dhe qëndron si një shembull konkret se si ne po synojmë ta bëjmë futbollin vërtetë global,” tha presidenti i FIFA-S, Xhani Infantino.

Kështu duke nisur nga ky viti, të ardhurat e FSHF-SË nga FIFA do të rriten me 2 milionë dollarë, duke shkuar në një total prej tetë milionë dollarësh për katër vitet e ardhshme, nga gjashtë milionë dollarë që ka qenë për 4 vitet e kaluara.

RRITJA ME 2 MILIONË

Gjatë ciklit 2019-2022, “FIFA Forward” i siguroi çdo federate investim prej 6 milionë USD për financimin e nevojave operaciona­le dhe projekteve zhvillimor­e. Për sa i përket ndarjes së kësaj shifre, çdo federatë kishte akses

në 1 milion USD në vit për të mbuluar kostot operaciona­le dhe funksional­e dhe gjithashtu kishte të drejtë për 2 milionë USD gjatë ciklit, me prioritet të vendosur në projektet e lidhura me infrastruk­turën e futbollit, të tilla si fusha, qendra teknike, terrene

stërvitore, stadiume dhe seli. Projekte të tilla duhej të përshtates­hin me objektivat e pranuara nga federata. Në kongresin e 72-të të FIFA-S, presidenti Infantino njoftoi një rritje prej 29% të financimit të “FIFA Forward 3.0”, i cili do të nisë në vitin 2023. Si rezultat, çdo federatë do të marrë rreth 8 milionë USD në një periudhë katërvjeça­re, që paraqet një rritje e shtatëfish­të e shumës së shpërndarë para vitit 2016. Të ardhurat e FIFA-S për këtë periudhë parashikoh­en se do të rriten me 29 për qind, duke kapur shifra rekord të ardhurash.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania