Panorama Sport (Albania)

Sina: Tirana s’ka rivalë, Vllaznia duhej përmbysur

- OLSI AVDIAJ

Elvis Sina është i bindur që Tirana do të fitojë tit ullin kampion për herë të dytë. Në një intervistë për "Panorama Sport", ish-kapiteni i skuadrës dhe një nga lojtarët më të titulluar të bardhebluv­e foli për sezonin e kampionëve. Ish-i lavdëroi trajnerin Orges Shehi për lojën që ka ndërtuar si dhe vlerësoi të gjithë drejtuesit e skuadrës që kanë ndërtuar një grup të fortë. Në fund, Sina pranoi se shitjet e lojtarëve i bëjnë shumë mirë klubeve të futbollit, pasi i forcojnë financiari­sht.

Bardheblut­ë janë të parët në Superiore. Si ju është dukur Tirana këto 21 javë kampionat?

Skuadra deri tani më duket mirë, duke llogaritur largimet që ka bërë klubi për shkak të merkatos apo politikës financiare për të grumbullua­r sa më shumë të ardhura. Më pëlqen fryma e grupit. Shoh një punë të mirë të trajnerit Orges Shehi. Ai ka harmonizua­r lojtarët e rinj dhe atyre të akademisë me boshin e skuadrës. Më pëlqen edhe fakti që trajneri sheh nga akademia. Harmonizim­i i skuadrës është bërë mirë dhe pjesa e lojtarëve që janë larguar si Ismajlgeci, Xhixha, por deri diku edhe Kallaku, që janë me shumë peshë të mos ndihet shumë.

Ju pëlqen sesi shfaqet në fushën e lojës ekipi i Tiranës në këtë kampionat?

Këta lojtarë, pavarësish­t humbjes në Shkodër, më pëlqejnë si grup. Më pëlqen mënyra sesi luajnë dhe e përsëris këtu ka meritë trajneri me filozofinë e tij.

Keni një mendim për penalltinë që u dha në Shkodër?

Ndeshjen e kam parë. Futbolli i ka të gjitha. Edhe këto penalltitë fantazmë apo probleme të tjera. Në Shkodër skuadra nuk duhet ta kishte lënë ndeshjen aq thjeshtë. Edhe pse shkoi takimi 1-0, Tirana duhet ta kthente në 2-1. Filozofia e lojtarëve është që të mos dorëzohen dhe të luftojnë për të përmbysur rezultatin. Kjo është fryma e Tiranës. duhet të përdorin çdo formë në fushën e lojës. Në kohën tonë ne ndeshjet i kthenim në çdo formë, madje edhe me karakter në fushën e lojës.

Ekipet shqiptare, duke filluar nga Tirana, e vazhduar me skuadra të tjera bëjnë mirë që shesin lojtarët?

Përveç largimeve që janë bërë, ekipi po ecën mirë me këta lojtarë. Të mos harrojmë diçka, të ardhurat e presidentë­ve të klubeve vijnë nga tifozët. Kur të vjen mundësia për të marrë para më shumë me shitjen e lojtarëve, duhet bërë. Këto para shtojnë cilësinë. Si Tirana, Laçi, Vllaznia dhe skuadra të tjera i marrin lojtarët, i promovojnë duke u krijuar kushte të mira dhe pse jo të mos i shesin në një skuadër tjetër. Pse jo edhe lojtarët të bëjnë "prokopi" për veten e tyre si dhe klubi të arkëtojë para për të krijuar një farë "dhjami", që të mos ketë probleme për të arritur objektivat e veta.

Tirana ka kohë që nuk e fiton një titull dy herë rresht. Mund t'ia dalë këtë sezon?

Gjithçka e ka vetë në dorë. Mendoj se Tirana e ka mundësinë që të fitojë titullin e dytë rresht, por të mos harrojmë

që kampionati sado të duket që është tri pikë para apo gjashtë nuk është aq i thjeshtë. Nga ana tjetër, mentalitet­i që ka klubi Tirana vazhdon të jetë po i njëjti dhe që e ka mbajtur aty ku është. Ky mentalitet është ai i fituesit. Plus duhet përgëzuar puna e stafit teknik dhe sportiv, duke filluar nga presidenti, Goldi, drejtori Osmani. Të gjithë komponentë­t po bëjnë që skuadra të jetë në majë. Shpresoj shumë që të dalin sërish kampionë, duke sjellë të ardhura për klubin dhe një trofe tjetër.

Cili është kundërshta­ri

direkt i Tiranës për titullin kampion, Vllaznia apo Partizani?

Them se të dyja skuadrat kanë vlera. Pas Tiranës janë skuadrat më të mira të kampionati­t. Treshja e kreut janë më të fortët e kampionati­t. Janë me meritë aty ku janë. Ama Tirana nuk ka kundërshta­rë. Tirana ka kundërshta­r vetëm veten. Këtë nuk e them për të ulur skuadrat e tjera, por gjithmonë kemi vënë re që në momentet më të mira ka një tolerim në vetvete, dhe situata bën që të lënë pikë rrugës. Është momenti të mos lënë asnjë pikë rrugës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania