Panorama Sport (Albania)

Erzeni i vështirë të mposhtet, por është “mbreti” i barazimeve

- RONALD FAJA

Në Shijak flitet vetëm për futboll. Ndeshja e radhës kundër Partizanit, që do të luhet të shtunën në transfertë në orën 19:00, ka bërë që organizimi i tifozërisë të nisë që tani. Klubi i Erzenit ka vendosur autobusë pa limit për udhëtimin drejt kryeqyteti­t, teksa pritet një dyndje tifozësh në mbështetje të ekipit, ashtu siç ka ndodhur edhe në fazën e parë kur ndeshja u luajt në "Elbasan Arena". Pas 21 ndeshjeve të zhvilluara në kampionat, Erzeni renditet i katërti. Pavarësish­t se nga kreu e ndajnë vetëm 6 pikë dhe është teorikisht në garë për Europën, te drejtuesit apo dhe nga lojtarët dëgjohet gjithmonë fraza "objektivi ynë është mbijetesa". Duke mbajtur një profil të ulët dhe duke vlerësuar çdo ndeshje si finale, nuk është rastësi që Erzeni është ekipi më i vështirë për t'u mundur.

Fusha dhe topi tregojnë që shijakasit jo vetëm që nuk janë të brishtë, por janë një nëndetëse me potencial të madh që të merr përpara pa bërë shumë zhurmë. Statistika­t tregojnë që futbollist­ët shijakas janë ndër të parët për thyerjen e aksioneve të kundërshta­rëve, fitimin e dueleve në ajër, për zotërimin e topit dhe numrin e pasimeve gjatë lojës. Ndaj çdo ndeshje e këtij ekipi simpatik ndiqet me mjaft emocion.

HUMBJET

Erzeni numëron vetëm 4 humbje në 21 javë, më pak se çdo ekip tjetër, ndërsa ndiqet nga Tirana (6 humbje). Deri më tani janë plot 5 ekipe që nuk e kanë provuar shijen e fitores me shijakasit, pikërisht Teuta, Egnatia, Kastrioti, Vllaznia dhe Partizani. Gjithashtu Erzeni është konfirmuar edhe si mbret i barazimeve, ku deri më tani numëron 10 të tillë, më shumë se çdo ekip tjetër. Diçka e pazakontë në edicionet e luajtura, por që po e mbajnë Erzenin në ujëra të qetë, ku si objektiv kryesor është sigurimi sa më parë i qëndrimit në Superiore.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania