Panorama Sport (Albania)

Zogoviç: Vllaznia s’gabon, jemi në rrugën e duhur

- ADMIR URUÇI

Portieri i shkodranëv­e, Bojan Zogoviç, është i bindur se Vllaznia do të arrijë të ketë një ecuri edhe në takimin e radhës, atë ndaj Egnatias. Duke vlerësuar maksimalis­ht fitoren ndaj Tiranës, gardiani i portës kuqeblu, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, thekson se Vllaznia është në rrugën e duhur për titull.

Tri pikët që hapin kampionati­n ndaj Tiranës, por tani duhet vazhdimësi­a?

Po, është shumë e vërtetë që ishte një fitore shumë e rëndësishm­e ndaj Tiranës. Tri pikë që na vlejtën shumë. Nuk do të ketë aspak nëse nuk vazhdojmë kështu. Do të jetë e vështirë ndaj Egnatias, por jam optimist që do ta vazhdojmë në më të mirën e mundshme.

Pas dy fitoreve, si është situata në ekip?

Atmosfera është e shkëlqyer. Ka qenë e tillë edhe më parë, por kur mund ekipe si Kukësi apo Tirana është edhe më e mirë. Por kjo nuk na pengon fare që të vazhdojmë me stërvitje serioze dhe nuk ka absolutish­t relaksim.

A duhet të keni kujdes nga euforia?

Mendoj se nuk kemi pse të jemi euforikë. Ne punojmë normalisht. E kemi analizuar ndeshjen e kaluar dhe po përgatitem­i shumë seriozisht për ndeshjen e radhës.

Vllaznia vuan ndaj skuadrave të ashtuquajt­ura të vogla, çfarë nuk shkon sipas jush?

Nuk mendoj se ka lojëra të lehta. Ne e dimë se është më e vështira për të fituar ndeshjet që janë fituar paraprakis­ht. Ndaj duhet të jemi të kujdesshëm dhe të luajmë në maksimumin tonë në këto takime. Duhet që të japim më shumë nga çfarë kemi dhënë deri tani.

Këtë javë përballeni me Egnatian, ku në dy takime morët vetëm një pikë, si e shihni këtë ndeshje?

E kemi pasur përherë të vështirë me ta. E dimë që do të jetë e vështirë edhe në këtë takim. Egnatia ka një skuadër të fortë dhe shumë cinike në fushën e saj. Por ne duhet që të bëjmë më të mirën e mundshme.

A mund të jetë e diela dita juaj për të thyer tabunë e kësaj fushe?

Mendoj se çdo seriali duhet t'i vijë fundi një herë. Besoj dhe shpresoj se do të jetë dita jonë.

Fitorja objektivi i vetëm në këtë ndeshje?

Ne kemi impenjimin maksimal për të fituar çdo ndeshje. Edhe këtë ndeshje

do të hyjmë për të fituar, por unë them se duhet të jemi të kujdesshëm, sepse çdo pikë është e rëndësishm­e, sepse kampionati është i gjatë.

E shihni Tiranën apo Partizanin si rivalin tuaj më të fortë për titull, apo mund të ketë skuadra të tjera?

Absolutish­t që Tirana dhe Partizani janë cilësore, por mendoj se ne dhe nja dy ekipe të tjera jemi në lojën për titullin kampion.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania