Panorama Sport (Albania)

Dinamo, 15 debutues me fanellën blu këtë sezon

Dikur furnizonin të tjerët, tani mbledhin lojtarë ku të munden Gjoni dhe Fall të fundit në listë, një ekip e gjysmë me prurje

- FATJON RUPI

Futbolli i kohëve moderne sjell herë pas here edhe paradokse të mëdha, siç është ky i Dinamos së këtij sezoni. Klubi kryeqyteta­s që kohë më parë, ashtu si edhe emra të tjerë të mëdhenj të futbollit shqiptar, furnizon të tjerët me lojtarë, aktualisht është i detyruar t’i mbledhë lojtarët e vet nëpër Shqipëri, apo dhe jashtë kufijve. Është një fenomen që ndodh edhe me klube të tjera, por te Dinamo është më i theksuar për shkak edhe të krizës së madhe që kaloi kjo skuadër për një periudhë të gjatë kohore, duke humbur kontaktet me elitën gati për një 10-vjeçar. U rikthye në 2021-shin, por qëndroi vetëm një vit në Superiore dhe këtë sezon, në Kategorinë e Parë, ka bërë shumë lëvizje.

DEBUTUESIT – Nuk janë pak, por plot 15 lojtarë ata që për herë të parë kanë veshur fanellën e Dinamos këtë sezon. Gati një skuadër e gjysmë. Nga grupi i sezonit të kaluar qëndruan pak lojtarë, si Bakaj, Imami, Lilaj, Denison, Bardhi, Prodani,

Mija e disa të rinj. Shumica u afruan gjatë verës së kaluar dhe në merkaton e janarit. Në fillim të sezonit zunë vend në formacioni­n e bluve emra, si Dikson, Fetaj, Danaj, Ymeri dhe Taulant Marku. Të gjithë debutues te Dinamo, më pas u aktivizuan edhe

debutues të tjerë si Vokrri, Smaçi, Preloshi (me ekipin e parë ka luajtur këtë sezon), Jaku dhe Aurel Marku. Viti 2023, pas merkatos së janarit, vazhdoi me debutues të tjerë, ku i pari ishte Zhivanaj dhe pastaj Krosta e Rrapi, për të ardhur në ndeshjen e fundit me Skënderbeu­n, ku listës iu shtuan Fall dhe Gjoni. Në listën e federimeve janë edhe lojtarë të tjerë, si portieri Dani, mbrojtësi Përndreca e sulmuesi Ndreu, të cilët nuk kanë luajtur ende asnjë minutë dhe lista e debutuesve mund të zgjatet.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania