Panorama Sport (Albania)

5 portierë te Besa, Vashaku: Ofrojnë siguri dhe konkurrenc­ë

- FERIZ FERIZAJ

Kavaja mbetet ndër qytetet që ka nxjerrë korifenjtë e portës, jo vetëm të Besës, por mbarë ekipeve si dhe Kombëtares. Emra si Qemal Vogli, Sulejman Maliqati, Shefqet Topi, Hali Arkaxhiu, Sotir Shkurti e të tjerë, janë ata që kanë lënë shenjë ndër vite. Tradita vijoi me portierë si Mario Dajsinani, Bruno Puja e tashmë Ilir Dobjani. Kjo nuk ndodh fort rastësisht, por është pasojë e punës së shkëlqyer të trajnerëve të portierëve. Momentalis­ht këtë rol e mban Bledar Vashaku. Aktualisht ai po stërvit Ilir Dobjanin, Hudson Mauro da Silvën, Mustaf Abdullain, Loris Hakën dhe Fiqiri Kollçakun. Pra, janë plot 5 gardianë të gatshëm për skuadrën e Gugash Maganit. Tre të parët angazhohen tek ekipi i parë, ndërsa Haka e Kollçaku të grupmoshav­e. Përgatitës­i i portierëve deklaron për “Panorama Sport” se kavajasit e kanë të garantuar katërkëndo­rin: “Si rrallë në ekipe, te Besa stërvit plot 5 portierë e kjo nuk është aq e lehtë. Më gëzon fakti se stërvitjet i kryejnë me plot dëshirë, impenjim dhe edhe njëfarë konkurrenc­e mes tyre që në pritjet, të cilat bëjnë. Sigurisht që Dobjani mbetet lideri i portës, por jo larg tij është edhe braziliani Hudson apo talenti Abdullahu. Për këtë të fundit, ju siguroj se me punën që po bëjmë, jo larg do të jetë ndër portierët më të mirë në kampionat. Ai erdhi i papërgatit­ur dhe pa përvojë, por më kënaq fakti se punon fort, ka pasion, por edhe po rrit nivelin çdo ditë”. Që nga nisja e këtij kampionati, ka pasur rokadë mes Dobjanit e Hudsonit. Kjo nuk ndodh më kot, pasi Vashaku e ka një plan dhe këtë e rrëfen.

“Që të mbash gjallë konkurrenc­ën duhet që nganjëherë të aktivizosh të 2 apo 3 portierët. Dobjani mbetet titullari, por i bën mirë edhe atij kur sheh se 2 portierë janë aty gati për të shfrytëzua­r shansin e tyre. Më kryesorja është se porta është e sigurt.

Abdullahu është fare i ri dhe garanton vazhdueshm­ërinë, pa harruar edhe Hakën e U-19. Ia vlen lodhja, kur e di se nesër këta portierë do të të thonë ‘faleminder­it profesor’”, përfundoi trajneri i portierëve të Besës.

 ?? ?? Bledar Vashaku, trajneri i portierëve te Besa
Bledar Vashaku, trajneri i portierëve te Besa

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania