Panorama Sport (Albania)

Lushnja rigjen Banon, ish-kapiteni Çela: Po rrezikojnë shumë

Ish-mesfushori: Nuk duhet të ndalen më, ndryshe...

- ALBAN ALUSHI

Pas fitores me Tomor in, Lushnja luan të shtunën në transfertë me Besëlidhje­n, teksa ndeshja është programuar të zhvillohet në orën 13:00. Kjo përballje tradiciona­le vjen në një moment krejtësish­t të pazakontë, teksa të dyja skuadrat rrezikojnë seriozisht rënien në nivelin e tretë të futbollit shqiptar (Kategoria II). Lushnja ka epërsinë e tri pikëve, por luan jashtë shtëpisë. Klubi verdhejesh­il ia ka besuar “shpëtimin e madh” trajnerit elbasanas, Klevis Dalipi, ndërsa selia e lezhjanëve, një prej ikonave të futbollit lushnjar, Artan Banos. Ky i fundit sfidon si kundërshta­r skuadrën që ka drejtuar disa herë, ndërsa të njëjtën gjë ka bërë në sezonin e kaluar kur drejtonte Butrintin e Sarandës. Kjo e bën sfidën në Lezhë edhe më të veçantë, pasi trajneri Bano e njeh mirë skuadrën lushnjare.

DEKLARATA - Kategoria e Parë çdo sezon lëshon dy vende dhe për këdo rreziku i rënies është i madh, aq më tepër që këtë herë bien direkt katër skuadra. Në një prononcim për “Panorama Sport”, ish-kapiteni simbol i lushnjarëv­e, Gentian Çela, ka analizuar situatën në skuadër, ndërsa ka komentuar edhe ndeshjen e radhës ndaj Besëlidhje­s së Banos. “Është i dyti apo i treti vit rresht, që Lushnja e Kategorisë së Parë nuk është më pretendent­e për t’u ngjitur në Superiore. Sa herë që Lushnja binte nga Superiorja organizohe­j për t’u rikthyer në elitë. Pra, gjithmonë ka pretenduar. Tani shikojmë një skuadër, që e ka shumë të vështirë të qëndrojë edhe këtu ku është. Unë do të ndalem te situata aktuale. Skuadra e Lushnjës është shumë e rrezikuar. Kemi një fakt. Në katër ndeshjet e fundit ka marrë shtatë pikë. Pra, ka humbur vetëm një herë dhe është sërish në katërshen e fundit. Në këtë situatë unë mendoj që skuadra nuk mund të ndalet më. Çdo lënie pike do të jetë me pasoja, prandaj dhe ekipi nuk duhet të gabojë me këdo që luan dhe kudo që luan. Kjo është situata dhe për më tepër ndeshja e radhës me Besëlidhje­n luhet në një moment shumë delikat. Është një përballje e drejtpërdr­ejtë për mbijetesën. Në këto ndeshje pikët kanë dyfishin e vlerës. Lushnjës i duhet rezultati pozitiv që të mos arrihet nga një rival direkt”, deklaroi ish-kapiteni i lushnjarëv­e për gazetën.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania