Panorama Sport (Albania)

Tirana dhe Erzeni, përsëri përballë në finalen e Kupës

- N.GOCI/R.GJINI

Ashtu sikurse në edicionin e kaluar, Tirana dhe Erzeni do të jenë sërish përballë në finalen e Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj. Bardheblut­ë fituan edhe në gjysmëfina­len e kthimit në derbi kundër Partizanit, këtë herë në shifrat 3-2 në një takim të luftuar, që zgjati 2 orë e 15 minuta në sallën “Farie Hoti”. Ishin të kuqtë ata që e filluan më mirë takimin, teksa fituan në setin e parë 20-25. Seti i dytë ishte me rivalitet tepër të lartë, por pa Tiranën thuajse gjatë të gjithë kohës në epërsi, me skuadrën e Arben Sakos që fitoi 25-23. Gjithsesi të besuarit e trajnerit Ylli Tomorri luajnë të organizuar në setin e tretë, teksa fitojnë 2325 dhe rimarrin epërsinë 12 me sete. Partizani e fillon vrullshëm edhe setin e katërt, duke u shkëputur deri në +7 pikë avantazh. Por më tej është Tirana që dominon, duke nisur rikuperimi­n, për të përmbysur 25-22. Me suksesin në këtë set, bardheblut­ë certifikoj­në edhe kalimin për në finale, ndërsa seti i pestë më pas do të luhej vetëm për statistikë. Gjithsesi edhe aty është Tirana që luan më mirë dhe fiton 15-11, për ta mbyllur me festë para tifozëve të saj. Në ndeshjen tjetër, për Erzenin ishte një formalitet fitorja kundër Vllaznisë. Ashtu sikurse në Shkodër, shijakasit triumfuan përsëri më rezultatin 3-0 edhe në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga” në Fllakë. Një përballje pa shumë histori me vendësit që i fituan setet përkatësis­ht në shifrat 25-13, 25-20 dhe 2518, për ta mbyllur sfidën në harkun kohorë të 60 minutave. Tashmë do të kemi një tjetër finale Tirana-erzeni, me bardheblut­ë që synojnë të mbrojnë trofeun, duke kërkuar suksesin e nëntë në Kupë, ndërsa nga ana tjetër shijakasit shënjestro­jnë trofeun e katërt të Kupës së Shqipërisë në historinë e klubit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania