Panorama Sport (Albania)

Canaj: Prisnim buxhet tjetër, atletikën vetëm po e “mjelin”

“Patëm vit historik, s’blejmë dot as dyshekun e kërcimit”

- ARTIN LLESHAJ

Ndarja e buxhetit 2023 për sportin ka shkaktuar jo pak pakënaqësi në radhët e federatave. Ndonëse për secilën federatë është bërë sipas formulës së pikëzimit, bie në sy shpërndarj­a e çuditshme, ku mjafton të marrim si shembuj atletikën dhe teakuondon­ë, me këtë të fundit që ka pasur një buxhet më të lartë se “mbretëresh­a e sporteve”. Atletika zhvilloi sezonin më të suksesshëm në histori për sa u përket rezultatev­e, me arritje të jashtëzako­nshme, duke i dhuruar Shqipërisë medalje ari me rekord në Kampionati­n Europian nga Luiza Gega, pa harruar medaljet e ndryshme në Mesdhetare, Ballkaniad­ë, apo vendin të pestë në Botëror. Megjithatë këto arritje së bashku edhe me numrin e lartë të aktivitete­ve të organizuar­a nga FSHA-JA, nuk kanë mjaftuar që atletika të kishte rritje buxheti. Përkundraz­i, çuditërish­t buxheti për atletikën pësoi ulje. Lidhur me këtë situatë ka ardhur reagimi i Federatës Shqiptare të Atletikës, me anë të presidenti­t Ferdinand Canaj. Me anë të një prononcim për “Panorama Sport”, Canaj shpreh shqetësimi­n e tij, teksa thotë se absolutish­t nuk e prisnin një buxhet të tillë pas një viti më rezultate të mëdha. “Ne nuk jemi xhelozë për federatat e tjera, por do të isha kurioz të dija, pse ne nuk kemi rritje dhe mbesim në vendnumëro me buxhetin nga viti i kaluar, kur kemi pasur rezultate shumë të mëdha. Atletika shqiptare nuk po përfaqësoh­et më me një apo dy sportistë elitarë, por ka më tepër se katër apo pesë, të cilët pretendojn­ë që të marrin medalje Europiane apo Ballkanike”, thotë fillimisht Ferdinand Canaj, i cili më tej shton: “Nuk prisnim absolutish­t një buxhet të tillë, përkundraz­i prisnin tjetër vlerësim. Në kohën kur ne kemi Luiza Gegën, e cila ka pushtuar të gjitha ekranet si kampione e Europës në një

garë që bëri bujë ndërkombët­are. Kemi rastin e medaljeve të disa atletëve të tjerë, atëherë pa mbështetje këto punë nuk bëhen. Kështu që ne prisnim që të ‘ushqeheshi­m’ më shumë dhe jo të kishim këtë buxhet, duke e ‘mjelë’ atletikën. Në ndryshim nga Bashkia e Tiranës, e cila i ka ofruar federatës së atletikës një pistë, qeveria duhej që të shikonte shtimin e buxhetit me më tepër para në mënyrë që të zgjeronim aktivitete­t për shkak të infrastruk­turës së shtuar”.

KONTRIBUTI – Drejtuesi i FSHA-SË përmend rolin e federatës së atletikës në përzgjedhj­en e Tiranës si “Qyteti Europian i Sportit”, ndërsa thekson se pas ndërtimit të pistës nga bashkia në kryeqytet priste një tjetër qasje nga ministria: “Si federatë kemi kontribuua­r shumë që të marrë Tirana statusin e ‘Qytetit Europian të Sportit’, sepse janë dy aktivitete madhore që organizon FSHA-JA, siç është Maratona dhe eventi për fëmijë ‘Kids Athletics’. Këto janë aktivitete me interes jo vetëm për sportin e atletikës, por janë me interes publik. Aktivitete­t e federatës sonë janë me interes publik në favor gjithashtu edhe të politikave të sportit, që Ministria e Arsimit dhe Sportit i ka për detyrë t’i zhvillojë”.

VËSHTIRËSI­TË – Në fund, Canaj përmend vështirësi­të e mëdha që vijnë si rrjedhojë e një buxheti të pamjaftues­hëm, me disiplina që tashmë po zhduken, siç është ajo e kërcimit me shkop, për shkak se mungon dysheku: “FSHA-JA ka gjithë ato disiplina dhe për shkak të mungesës së fondeve, disa kanë mbetur pa bërë, përmend këtu kërcimin me shkop që nuk bëhet më fare. Atëherë ne duam që vetëm ta ‘mjelim’ atletikën me disiplinat ku vrapohet në rrugë?! Pasi në këtë mënyrë vetëm e ‘mjelim’ këtë sport. Duhet që të hedhim ca para që të ketë një dyshek dhe fëmijët të bëjnë kërcim me shkop. Këto janë shqetësime­t tona lidhur me politikën ndaj atletikës, pasi ne si federatë e kemi detyrim statusor të promovojmë të gjitha sportet dhe shtrirjen e tyre në të gjithë vendin”, përfundon prononcimi­n e tij Canaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania