Panorama Sport (Albania)

Siti ndez turbon, Arsenali dorëzon kreun

Skuadra e Artetës pëson humbjen e dytë në 3 ndeshjet e fundit

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Një pjesë e dytë fan tastike e Mançester Sitit jo vetëm i bëri kampionët në fuqi skuadrën e parë në histori që fiton 7 ndeshje radhazi në transfertë me Arsenalin, por i kapërceu “Topçinjtë” edhe në krye të klasifikim­it, ndërsa fitoi 3-1 në “Emirates”. Në një ndeshje që nisi si një duel shahu, u deshën 22 minuta për të parë të rrjedhë aksioni i parë i vërtetë, kur i pamarkuari Nketiah goditi jashtë me kokë. Por dy minuta më vonë, një pasim i gabuar pas nga Tomijasu u shndërrua në një asist për De Bryjnen, i cili me një parabolë mbi portierin Ramsdejl heshti stadiumin e Arsenalit. Tomijasu shpërdoroi një rast të artë pak momente më vonë për të barazuar. “Topçinjtë” u përmirësua­n shumë dhe barazuan me meritë përpara pushimit, kur Ederson pengoi Nketiahun në zonë. Saka nuk gaboi nga pika e bardhë përballë portierit brazilian dhe 1-1. Pjesa e dytë ishte një spektakël. Një traversë pas goditjes së Rodrit me kokë, e devijuar edhe nga Ake, shpëtoi vendësit. Siti mendoi se Tejlor akordoi një penallti edhe për ta kur Gabriel pengoi Halandin në zonë, por Artetën e çliroi ndërhyrja e VAR-IT, e cila këtë herë ishte korrekte dhe e anuloi vendimin. Sfida u kthye në një ndeshje basketboll­i në momente të caktuara, por ishte Grilish ai që gjeti goditjen fatale

për Arsenalin. Edhe një herë tjetër Tomijasu protagonis­t, i cili devijoi goditjen e sulmuesit të Sitit brenda zone, duke nxjerrë jashtë loje portierin Ramsdejl dhe e lënë skuadrën e tij me një mal për të ngjitur në 20 minutat e fundit. Dhe ishte një pengesë që

Arsenali nuk e ngjiti dot, ndërsa “Qytetarët” vulosën fitoren e tyre të 23-të në Premier Ligë në një ndeshje që luhet ditën e mërkurë, falë Erling Halandit. Por ndoshta asnjë prej 22 sukseseve të mëparshme nuk ka qenë kaq i rëndësishë­m sa ky i mbrëmshmi. Kampionët rikthehen të kryesojnë për herë të parë që prej muajit nëntor, por gara nuk ka përfunduar ende. Arsenali ka një ndeshje më pak, por tani e ka moralin në tokë. Vetëm një pikë në tri daljet e fundit në kampionat për skuadrën e Artetës, e cila një muaj më parë kryesonte +8.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania