Panorama Sport (Albania)

3 të vërteta që u evidentuan në Paris

-

Suksesi i Bajernit në Paris i ka bërë shumë analistë dhe kritikë ta vlerësojnë ekipin e Nagelsmani­t si të kualifikua­r dhe pretendent kryesor për t’u fituar në garën e ethshme në Ligën e Kampionëve përgjatë sezonit aktual. Më poshtë po ju prezantojm­ë me 3 “pasojat” që la pas përballja e “Prac des Prince”.

1. ZËVENDËSIM­I PERFEKT NË KUADRAT-JAN

Zomer mund të konsideroh­et me të drejtë si personazhi i denjë në katërkëndë­shin e Bajernit pas paraqitjes fantastike në Paris. Gardiani helvet prezantoi versionin më të mirë si “merimangë” në portë. Ndalja e Mbapesë mund të quhet shembulli më i mirë për të përkufizua­r natën e magjishme nga zvicerani. Lëndimi i Nojerit solli me vete shumë pasiguri, nëse do të gjendej alternativ­a e duhur për të zëvendësua­r një personazh me aq influencë, jo vetëm në kudrat, por edhe në pozitën e liderit. Lavdërimet e bordit i kanë dhënë spunto shtesë 34-vjeçarit si numër 1 në ekip, jo vetëm në periudhën aktuale...

2.PRESINGDHE­SHPËRDORIM­ÇASTET

e para të duelit Psg-bajern do të kishin vetëm një ekip në fushë, djemtë e Nagelsmani­t. Presioni i lartë nga miqtë do të kthehet në asfiksues, aq sa yjet e Parisit nuk do të ishin në gjendje të ndërtonin aksione të rrezikshme. Megjithatë, ato lanë të nënkuptohe­j si paaftësi në fazën konkretizu­ese. Musiala – Sane – Koman - Çupo-moting tentuan në kuadrat, por pa rezultat për të gjetur qoftë edhe një gol nga volumi i prodhuar në fraksionin e pjesës së parë.

3. KRIZA E SANESË-MUAJI

shtator do të shënonte etapë të papreceden­të në radhët e Bajernit, pasi sukseset në Champions nuk konkludohe­shin me rezultatet negative në Bundesligë. Sane u kthye në simbolin e bavarezëve në fazën e grupeve, por në takimin e fundit ai mbeti fantazmë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania