Panorama Sport (Albania)

Kahn ironizon Mesin me shokë: Ishte Shën Valentini më special...

57-vjeçari kërkon përqendrim maksimal në duelin e kthimit

- Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

PSg-bajern Mynih u vlerësua nga shumëkush në petkun e një finaleje të parakohshm­e, aq sa të shkonin deri në atë pikë që të pohonin se kush e kalon “përplasjen” do të jetë pretendent kryesorë në triumfin final, atë të kurorëzimi­t. Por fusha nuk e prezantoi kaq elitare lojën nga të dyja kampet. Vendësit në pozitën e pritësit, ndërsa bavarezët me sferën nën këmbë për pjesën më të madhe dhe shpërdorim mundësish të pafundme. Gjithsesi, Oliver Kahn ka dashur ta shijojë ditën speciale të 14 shkurtit, e cila simbolizon dashurinë, e ku për koincidenc­ë lidhej edhe me zhvillimin e takimit ndaj Parisit. “Nuk jam kënaqur kurrë më shumë në festën e Shën Valentinit se në këtë vit. Aq më tepër pranë Parisit të bukur, i cili e identifiko­n më së mirë dashurinë”, mesazhi i Oliver Kahn në rrjetin social “Twitter”. Vlen të theksohet se kampionët në fuqi të ligës vendëse nuk do ta mbyllin herët festën e fitores në transfertë, pasi ata iu rikthyen traditës së vjetër, organizimi­t të banketeve, kjo edhe si pasojë e penalizimi­t për një periudhë 3-vjeçare nga efektet e COVID-19. Fjalët e shefit të Bajernit do të merrnin tone më zyrtare në prononcimi­n për shtyp pas suksesit: “Duhet të buzëqeshim dhe të kënaqemi për punën e kryer, ndërsa në vazhdim stërvitja intensive fillon sërish. Kemi marrë rezultatin e dëshiruar, ndonëse nuk është përcaktues në kalimin e fazës çerekfinal­e. Në Mynih pres shfaqje akoma më të mirë nga djemtë, aq më tepër përpara tifozërisë sonë. Fokusi nuk duhet të mungojë as në Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë”, përfundoi ish-portieri legjendar i Bajernit dhe përfaqësue­ses gjermane. Rekordmenë­t vendës kanë nisur cikël të vështirë ndeshjesh, pas Parisit radhën e ka transferta në M’gladbah dhe më pas pritja në tempullin legjendar të “Allianz Arena” të ekipit ndjekës, Unionit, me vetëm 1 pikë distancë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania