Panorama Sport (Albania)

Zomer bën të harrohet Nojer, Salihamixh­iç i heq kapelën

-

“Asgjë nuk vjen rastësisht”, do të ishte termi i duhur për të përkufizua­r evoluimin e Jan Zomerit në karrierën e tij plot të papritura. Në Europianin e 2020ës, gardiani helvet do të grushtonte shpresat e Francës me pritjet plot klas. Ndërsa në sezonin aktual, saktësisht në shator të vitit të kaluar, ai do të shënonte rekord në Bundesligë, e përkthyer me 19 pritje ndaj ekipit të Bajernit. Së fundmi 34-vjeçari ka firmosur me kampionët e Bundesligë­s dhe po tregon paraqitje fenomenale, sidomos kundër Parisit. Ndalja e Kilië Mbapesë mund të duket për shumë portierë si e pamundur, ndërsa Jan arriti ta dëshmonte. Kaq ka mjaftuar që emri i tij të bëjë jehonë

edhe brenda bordit drejtues. SALIHAMIXH­IÇ-”BAJERNI ka filluar të rrisë temperamen­tin në çdo fazë të lojës dhe ky është indikator për të treguar se jemi rikthyer sërish në identitet “Mia San Mia”. Sigurisht një pjesë e konsiderue­shme e kësaj ‘torte’ i shkon Zomerit. Ai ka filluar të përshtatet

shumë shpejt dhe kjo të jep bindje se deri në çfarë niveli ai mund të shkojë. Pas trisit me barazim jemi rikthyer në rrjedhën normale, ashtu siç ishim përpara nisjes së Botërorit, edhe pse me një “as” më shumë, Janin e pakalueshë­m në katërkëndë­sh. Siguria në portë mbetet obligim në çdo

skuadër, që pretendon sukses dhe jam i lumtur që ne e kemi në gjirin tonë”, pohoi i lumtur ballkanasi. Jan Zomer ka firmosur kontratë me rekordmenë­t deri në verën e vitit 2025 dhe dilema më e madhe që shtrohet nga mediat vendëse është se si do të tingëllojn­ë këto fjalë në veshët e Manuel Nojerit, i cili nga krahu tjetër nuk i mbetet gjë tjetër përveçse të shijojë paraqitjet e Zomerit, pasi periudha e riaftësimi­t e mban larg, të paktën deri në fund të sezonit aktual. Riaftësimi i Manuelit do të vërë në provë edhe Nagelsmani­n për të zgjedhur numrin 1 të vërtetë në Mynih.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania