Panorama Sport (Albania)

Malik Çau: Gjithçka për Milanin Kalulu: Në Champions shkëlqyem, por kujdes Monzën

Asgjësoi pa probleme Herri Kejnin, gjermani do të jetë titullari më i ri për kuqezinjtë Mbrojtësi: Ambientimi nuk ka qenë i lehtë, por te kjo skuadër ndihem si në shtëpi

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Te Milani, për aq pak sa është për dorur, nuk po stonon. Malik Çau ndaj Torinos luajti 90 minutat e para të plota, teksa më pas u përsërit ndaj Totenhemit në Champinos. Besim nga të gjithë pavarësish­t se para dy sfidave të fundit ishte aktivizuar pesë herë për një total prej 140 minutash. Pikërisht mbrojtësi ka dhënë së fundmi për televizion­in e klubit një intervistë, në të cilën ka komentuar momentin personal dhe ekipor pas suksesit të së martës mbrëma në Ligën e Kampioneve.

Si do ta analizonit këtë ndeshje me Totenhemin?

Si shumë të bukur. Po përjetoj momente fantastike e jam tej mase i gëzuar për fitoren me Totenhemit. Sidoqoftë, jemi të vetëdijshë­m se nuk ka përfunduar asgjë e që në Londër do të duhet të bëjmë një paraqitje niveli. Rrugë tjetër për t’u kualifikua­r nuk ka dhe ne e dimë.

Keni pasur vështirësi për t’u përshtatur?

Të them të drejtën nuk ka qenë e lehtë të përshtatem me lojën e Milanit. Trajneri më ka udhëzuar gjatë gjithë kohës dhe hap pas hapi jam mësuar të kuptoj atë që kërkon nga unë. Jam i lumtur për progresin tim, e megjithatë e di se më duhet akoma shumë punë.

Sidoqoftë, dukeni optimist...

Patjetër që po. Ne jemi një grup i konsolidua­r, i cili i njeh mirë mundësitë e veta. Nëse luajmë me cilësitë tona nuk kemi përse t’i druhemi askujt. E dëshmuam edhe ndaj Totenhemit se mund të fitojmë kundër çdo kundërshta­ri.

Si është të shkëlqeni në një ndeshje Champions-i?

Nuk kisha përjetuar kurrë emocione të tilla e aq më tepër të kisha luajtur në ndeshje me këtë rëndësi. Të fitosh një ndeshje me këtë atmosferë është e papërshkru­eshme. Tifozët u treguan të përsosur dhe ne u munduam t’ua shpërbleni­m përkrahjen.

24 orë pas ndeshjes e akoma flasin për ju e për

Deri më sot i ka luajtur të gjitha minutat me Milanin në Champions dhe pavarësish­t krizës, së bashku me shokët e tij dhuroi një paraqitje niveli kundër Totenhemit. Gjithçka e kurorëzuar me një fitore, të cilën Pier Kalulu e ka analizuar në një intervistë për televizion­in e klubit.

Sa vlen një sukses si ai Champions-it?

Shumë, sepse nuk po kalonim një moment fort të mirë. Fituam pa pësuar ndaj Torinos e më pas me Totenhemin. Dy suksese me peshë, sidomos sepse erdhën pa u ndëshkuar.

Si e gjykoni paraqitjen kolektive?

Të gjithë dhanë më të mirën. Kur

mënyrën se si e ndalët Kejnin...

Herri (Kejn) është një futbollist i jashtëzako­nshëm e nuk besoj se është e nevojshme që ta konfirmoj unë. Gjatë ndeshjes mendova vetëm për detyrat e mia e për asnjë moment nuk mendoja për faktin se sa i fortë mund të jetë. Më vjen mirë që nuk pata probleme.

Maldini nuk pranoi t’ju kompliment­onte pasi nuk dëshironte t’ju ngarkonte

jepet maksimumi nuk është çudi që të marrësh maksimumin. Më vjen keq sepse patëm raste për të shënuar golin e dytë e mbase edhe një të tretë, por sidoqoftë ishte një sukses që na la shije të mirë. Çfarë mund të thoni për paraqitjen e Çaut?

me emocione. Çfarë mund të thoni?

E çfarë duhet të them unë që nuk është thënë për një legjendë si Paolo Maldini. Ka qenë një nga mbrojtësit më të mirë të të gjitha kohërave dhe më vjen mirë që kam privilegji­n dhe mundësinë që të flas çdo ditë me të. Këshillat e tij për mua janë si një bekim.

Si është jeta e juaj te Milani aktualisht?

Nuk e mohoj që kam pasur vështirësi. Vend i ri, qytet i ri dhe një gjuhë për të mësuar. Kam nisur të ndihem komod me kalimin e ditëve dhe tani ndihem si në shtëpi. Më pëlqen klubi, trajneri dhe shokët, ndaj dua të bëj gjithçka për t’ia shpërblyer Milanit besimin e shfaqur ndaj meje.

Mua m’u duk shumë mirë. Është i aftë me top, por bën gjënë e duhur edhe kur topin e kanë të tjerët. Në duelet ajrore është fantastik, por këtë mendim e kam nga stërvitjet. Nuk më nevojitej kjo ndeshje për të ditur se Maliku është një lojtar me shumë cilësi. I uroj të vazhdojë kështu.

Çfarë ka ndryshuar në këtë periudhë?

Thjesht rezultatet. Kemi punuar njësoj, e na kanë sulmuar duke sajuar thashethem­e. Ndryshimi i skemës ka ndihmuar jo pak, por qëndrimi bën diferencën në këtë periudhë. Kur të gjithë janë të orientuar për sakrifica, është më e lehtë për ne mbrojtësit.

Edhe ju sikur po ktheheni në formë?

Në këtë ndeshje të fundit kam qenë më mirë, u ndjeva shumë mirë me Totenhemin, pastaj jam nga ata që përpiqen të përmirësoh­en, çdo ditë. Mund të jem edhe më mirë.

Si e imagjinoni ndeshjen e kthimit në Londër?

Do të kemi nevojë për një paraqitje si ajo e së martës. Në fushën e tyre skuadrat angleze janë shumë të forta. Ka për të qenë e vështirë, por kemi kohë për të punuar e të jemi gati për gjithçka. Për momentin duhet të mendojmë vetëm për sfidën e kampionati­t kundër Monzës.

 ?? ?? “Jetoj vetëm për ty” dhe “E vetmja dashuri”, fjalitë në koreografi­në e milanistëv­e para sfidës së Champions-it kundër Totenhemit
“Jetoj vetëm për ty” dhe “E vetmja dashuri”, fjalitë në koreografi­në e milanistëv­e para sfidës së Champions-it kundër Totenhemit
 ?? ?? Malik Çau flirton me golin në Milan-totenhem (1-0)
Malik Çau flirton me golin në Milan-totenhem (1-0)
 ?? ?? Pier Kalulu, 22 vjeç
Pier Kalulu, 22 vjeç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania