Panorama Sport (Albania)

Arrigo Saki: Milani duket i rilindur, ja si kuafilikoh­et në Angli

“Lojë fantastike, kuqezinjtë gjetën shpirtin e duhur”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI Po Leaon si e patë?

Kritikat e tij u kanë lënë vendin e eloz heve. Shkak janë fitoret minimale me Torinon dhe Totenhemin që përfaqësoj­në më shumë se një dritë në fund të tunelit. Arrigo Saki rikthehet të vlerësojë Milanin dhe e ka bërë në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”.

Çfarë do të ndodhë me Milanin pas fitores në Champions?

Duhet të shkojë në Londër pa frikë e të tentojë t’i krijojë telashe Totenhemit. Fitorja e “San Siro”-s vlen shumë sepse edhe ekipi kishte nevojë për një sukses të tillë. Dëshira për të fituar u pa më së miri te goli i Diazit që u mundua në çdo mënyrë për të shënuar.

A mund të thuhet se kuqezinjtë kanë gjetur organizimi­n që u mungonte?

Deri pak kohë më parë Milani më dukej i humbur dhe uroj që këto dy fitore t’i japin forcë për t’u ringritur. Tonali dhe Kruniç po gjejnë distancat mes tyre dhe po ndihmojnë ekipin në të dyja fazat. Edhe Zhiru dha një ndihmë të madhe në më shumë se një rast. E kam thënë gjithmonë që nëse 11 lojtarë sakrifikoh­en, Milani mund të fitojë me këdo sepse ka cilësi.

Elozhet e të gjithëve ama po shkojnë për Çaun?

Luajti shkëlqyesh­ëm dhe nuk i la rivalët të marrin frymë, por të gjithë kuqezinjtë u paraqitën me nivel. Nëse duhet t’i gjej një defekt Milanit them kundërsulm­et. Mund të kishin verikalizu­ar me më shumë vendosmëri e të shfrytëzon­in rastet.

Ishte shkatërrim­tar në disa situata e gjithashtu u sakrifikua shumë. Pioli duhet të jetë i kënaqur me djemtë dhe me shpirtin e lartë të garës që treguan. Tani le të vazhdojnë kështu.

Edhe Kjaer e Kejn dhuruan duele interesant­e apo jo?

Jam dakord. Ishte shumë i ekuilibrua­r, por mund të themi se Kjaer e fitoi duke qenë se Kejn nuk bëri asgjë. Fitorja e danezit erdhi për faktin se diti të priste dhe e sulmoi anglezin që në lartësi të fushës.

Sa ju zhgënjeu Totenhemi?

Le të themi se nuk më dukej shumë në formë. Munguan disa lojtarë, është e vërtetë, por nuk pashë lojën e zakonshme, mekanizmat e zakonshëm. Nuk mendoj se Konte mund të jetë plotësisht i kënaqur me paraqitjen, edhe pse ka një ndeshje të kthimit për të korrigjuar gjithçka. Do të jetë një Totenhem krejtësish­t i ndryshëm në ndeshjen e dytë dhe më pas Milani do të duhet t’i kushtojë edhe më shumë vëmendje.

Çfarë duhet të bëjë Milani në ndeshjen e kthimit?

Kompaktësi­a mbrojtëse dhe kundërsulm­et e menjëhersh­me, kjo është ajo që pres që Milani të bëjë në Angli. Elementet për këtë lloj loje, duke filluar nga Leao, sigurisht që nuk mungojnë. E rëndësishm­e është që ekziston kjo frymë ekipore.

 ?? ?? Arrigo Saki, 76 vjeç
Arrigo Saki, 76 vjeç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania