Panorama Sport (Albania)

3-4-3 funksionon, Milani rikthehet europian

-

Ndoshta duhej muzika e Ligës së Kampioneve. Gjithmonë çështje magjie, në mbrëmjen e të dashuruarv­e, në një kartolinë prej “San Siro”-s. Milani është kthyer, ose më saktë ka dhënë sinjale të rëndësishm­e rikuperimi. Forca e grupit, përballë një dhome zhveshjeje, që thuhej se ishte përçarë dhe turbulluar. Një gol, ai i Diazit, për të dalë nga kriza. Megjithatë, shumë keqardhje për goditjet e gabuara me kokë nga De Ketelare dhe Çau, të cilat do të kishin dhënë pak më shumë qetësi në funksion të ndeshjes së kthimit në Londër. E kush do ta kishte menduar para sfidës me Totenhemin? Askush, ju garantojmë. Bravo Piolit që përmbysi prirjen personale ndaj skuadrave angleze dhe i dha një jetë të dytë kësaj skuadre me një mbrojtje me tre lojtarë.

ELEMENTË - Trajneri kuqezi ka hedhur themelet për ta mbyllur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe (më në fund) ka ‘zbuluar’ dhe lançuar Malik Çaun. Është ai heroi “rastësor”. Le të shpjegohem­i më mirë, nga objekt misterioz në shtyllën e prapavijës së Milanit brenda një jave. Nga qasja pozitive në finale kundër Interit e deri te fanella e titullarit

kundër Torinos dhe Totenhemit, dy paraqitje më shumë se dinjitoze. Mbrojtësi gjerman shfrytëzoi shansin e tij dhe tani duket se nuk do të largohet më kurrë nga fusha. Të paktën këtë kërkojnë tifozët që e kanë zgjedhur si idhullin e tyre të ri.

SYNIME - Loja kuqezi nuk ishte

ende spektakola­re, por pa fenomene (fjalët e Ibrahimovi­çit) duhet të jetë skuadra që bën diferencën. Një çështje e thelbit dhe e fortësisë. Nëse luhet me rend dhe gjendja fizike vjen në rritje, diferenca në intensitet ndaj “Spurs”ave apo ekipeve fizike nuk do të vihet kurrë re. Sinjale pozitive

edhe nga Teo Hernandez dhe Leao. I pari krijoi aksionin e golit dhe u duk më i gjallë në daljet e fundit, ndërsa i dyti u zgjodh nga UEFA si më i miri në fushë. Është gjithmonë legjitime të presësh diçka më shumë nga portugezi, por ka bërë një hap tjetër në rrugën e tij e rritjes. Pavarësish­t se pa gola, asiste apo driblime spektakola­re. Milani nuk është shëruar ende, ka qenë vetë Maldini që i ka vendosur statusin e të sëmurit para ndeshjes me Totenhemin, por Pioli duket se ka gjetur kurën e duhur. Tani duhet të vazhdojë me antibiotik­ë dhe provimi tjetër quhet Monza.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania