Panorama Sport (Albania)

Plas “Barçagate”, 1.4 mln euro për shefin e gjyqtarëve

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Të tjera re të zeza janë shfaqur mbi qiellin e Barcelonës. Klubi katalanas gjendet në telashe për një tjetër skandal, që sipas mediave ndërkombët­are mund ta zbresin atë nga kategoria. Sipas raportimev­e të mediave spanjolle, "Cadena SER" dhe konfirmuar më pas dhe nga gazeta e Madridit "AS", klubi i Barcelonës ka paguar afro 1.4 milionë euro për ish-zv.presidenti­n e Komitetit Teknik të Gjyqtarëve në Spanjë, Hoze Maria Enrikez Negreira, për të pasur nën kontroll gjyqtarët dhe për të siguruar që nuk do të kishte vendime kundër klubit. Gjithçka ka lindur nga një hetim i prokuroris­ë spanjolle, që pretendon se klubi katalanas ka paguar këtë shumë në kompaninë "DASNIL 95", e cila është në pronësi të ishgjyqtar­it spanjoll dhe më pas ish-zv.president i gjyqtarëve. Pikërisht, në emocionin radiofonik të radios katalanase janë zbuluar dhe faksimilet e pagesave të kryera nga Barcelona në adresë të kësaj kompanie. Pagesat e kryera nga klubi spanjoll i referohen viteve 2016, 2017 dhe 2018. Gazeta "Marca" nga ana tjetër ka nënvizuar se Enrikez Negreira dhe djali i tij kanë dëshmuar në prokurori, por nga burime të gazetës mësohet se ai ka hedhur poshtë çdo akuzë të mundshme për favorizim të Barcelonës nga ana e gjyqtarëve. Ai gjithashtu ka deklaruar para prokurorëv­e

se nuk ka lëshuar fatura për shërbimet e tij për Barcelonën, teksa pretendon se puna e tij më së shumti ka qenë këshillimo­re, teksa udhëzonte lojtarët e Barçës për rregullat e reja të arbitrimit dhe se si duhet të silleshin me gjyqtarët. Sipas zyrës së tatimeve,

Negreira, i cili akuzohet për shmangie të detyrimeve fiskale, nuk ka dhënë asnjë dokument që vërteton shërbimet që ka kryer për llogari të Barcelonës.

KUSH ËSHTË NEGREIRA? - Ai ka qenë një gjyqtar aktiv për 13 sezone në elitën e

futbollit spanjoll, teksa karrierën si gjyqtar e mbylli në vitin 1992. Dy vjet më vonë ishte pjesë e Komitetit Teknik të Gjyqtarëve në postin e zv.presidenti­t, ku qëndroi deri në sezonin 2017-2018. Në vitin 1995 formoi kompaninë "DASNIL 95", me objekt: shërbime

publicitar­e, promovime të ndryshme, realizime videosh sportive. Siç raportohet nga "SER Catalunya", Agjencia e Taksave e hetoi atë në vitin 2021 për mostaksimi­n e saktë të 1.4 milionë eurove të paguara nga FC Barcelona në periudhën 2016-2018.

RREZIKU - Lajmi i përfshirje­s së Barçës në një skandal të pagesave për të marrë informacio­n për gjyqtarët ka bërë xhiron e botës. Mediat më të mëdha kanë bërë me dije se klubi katalanas rrezikon zbritjen nga kategoria nëse vërtetohen pagesat e dyshimta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania