Panorama Sport (Albania)

Kujtime të bukura për Juven, Nantë trampolina për Champions-in e fundit

-

Kujtimi më i bukur i Juventusit në Europë është shumë i largët, pikërisht në vitin 1996, kur mundi Ajaksin me penallti dhe solli në Torino Champions-in e dytë të historisë, por edhe të fundit deri tani. Por në mes të rrugëtimit bardhezi bënte pjesë edhe Nantë, madje ajo ishte skuadra që shërbeu si trampolina për të shkuar në finale dhe për të ngritur më pas trofeun. Pikërisht kështu, sepse me francezët Juvja ka vetëm dy precedentë dhe që të dy në edicionin e Champions-it të atij viti. Në Torino, dueli përfundont­e 2-0 për bardhezinj­të, me gola të Vialit dhe Jugoviçit. Ndërkohë në Francë, edhe pse mundeshin 3-2, për "Zonjën e Vjetër" kjo disfatë ishte pa dhimbje, duke qenë se e dërgonte gjithsesi në finale. Më pas, të gjithë e dimë se si përfundoi... Dhe duke parë se në të vetmin rast që ka hasur në rrugën e saj Nantën, Juvja ka fituar një trofe europian, pse jo diçka e tillë të mund të përsëritet edhe sivjet, në Ligën e Europës.

STATISTIKA­PËR SFIDËN

- Juventusi ka humbur 6 nga 7 duelet e fundit në Europë (1 fitore kompleton bilancin), përfshirë tri të fundit radhazi. Bardhezinj­të nuk kanë humbur kurrë katër sfida radhazi në turnetë UEFA.

- Nantë ka fituar dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Europës dhe ndaj Juves mund të bëjë tris, për të parën herë që prej shtatorit 2001. Madje, edhe atëherë suksesi i tretë vinte përballë një skuadre italiane, Lacios.

- Juventusi rikthehet të luajë një duel për Ligën e Europës, pas 84 ndeshjesh radhazi në Champions. Hera e fundit kur bardhezinj­të merrnin pjesë ishte sezoni 2013-2014, me Benfikën që e eliminonte në gjysmëfina­let e Ligës së Europës.

- Juventusi ka humbur 3 nga 4 ndeshjet e fundit kundër ekipeve franceze, dy të fundit ndaj PSG-SË, në fazën e grupeve të këtij sezoni në Champions.

- Nantë ka fituar vetëm 1 nga 6 transferta­t e fundit kundër ekipeve italiane në Kupat e Europës: 3-1 kundër Lacios në fazën e grupeve të Champions-it në sezonin 2001-2002.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania