Panorama Sport (Albania)

Nga protestat e Bastonit tek i kuqi i Shkriniari­t, sa pikë të lëna rrugës

-

Interi ka përjetuar një sezon të çuditshëm. Pasi mori veten dhe nisi të fitonte përballë rivalëve direktë të tij, habiti të gjithë duke lënë pikë me skuadra që pakkush e priste dhe të cilat në letër konsideroh­eshin si pikë të sigurta. Pikërisht këtu e ka origjinën edhe distanca prej 15 pikësh me Napolin, pasi ndërmjet Udinezes, Empolit, Monzës e Sampdorias, Interi ka lënë plot 10 pikë, që sot do ta kishin lejuar të ishte ende pretendent për titullin. Të gjitha këto zhgënjime kanë ama edhe një imazh zikaltër, nga shpërthimi i Bastonit për zëvendësim­in në Udine te goli i anuluar i Açerbit apo kartoni i kuq i Shkriniari­t.

UDINEZE-INTER 3-1 - Udineze më 18 shtator ishte në vendet e para të tabelës, me 13 pikë në gjashtë ndeshje. Por ajo e “Dacia Arena”-s ishte e pajustifik­ueshme për Interin. Një ndeshje që nisi me golin fillestar të Barelës dhe u përmbys më pas në një mënyrë katastrofi­ke falë autogolit të Shkriniari­t e golave të Bijol në të 85’-ën dhe Arslanit në shtesë. Mes tyre zëvendësim­i i dyfishtë i Mikhitaria­nit e Bastonit në të 35-ën pasi ishin ndëshkuar me të verdhë që nuk u prit mirë nga mbrojtësi që reagoi duke shfryrë dhe përplasur pankinën.

MONZA-INTER 2-2 - Mallkimi janar-shkurt goditi sërish Interin, kur pas fitores me Napolin erdhi ndalesa që zbuti entuziazmi­n. 2-2 në Monza, në një ndeshje, ku protagonis­t u bë arbitri Saki, i cili vërshëlleu para kohe për një faull inekzisten­t, duke e zhvlerësua­r golin e rregullt të Açerbit që mund të kishte ndryshuar fatin e ndeshjes kur rezultati ishte 2-1 për zikaltrit.

INTER-EMPOLI 0-1 - I njëjti skenar, me një fitore të rëndësishm­e si ajo e Superkupës dhe pastaj një dështim në “San Siro”-n e heshtur nga Baldanzi në të 66’-ën. Në pjesën e parë ama kishte ardhur goditja e parë me Shkriniari­n që u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 40-të, edhe pse inferiorit­eti numerik nuk mund të shërbejë si alibi.

SAMPDORIA-INTER 0-0 – Përsëri një derbi i fituar dhe pastaj ndalesë. Interi ngeci në një trafik që dukej i pankonside­rueshëm për ta, pasi përballë kishin një skuadër, e cila në shtëpi nuk arrinte të merrte pikë që prej gushtit, 6 muaj më parë përballë Lacios.

HUMBJET E TJERA – Përveç skuadrave të vogla, një tjetër mëkat ka pasur Interi në pjesën e parë të sezonit. Zikaltrit humbën të gjitha ndeshjet e drejtpërdr­ejta në fillim të sezonit, përpara se të mposhtte Atalantën më 13 nëntor dhe më pas të mposhte Napolin dhe Milanin. Në muajt e parë, Interi nuk mori asnjë pikë kundër rivalëve të tyre: nokaut kundër Lacios (31), Milanit (3-2), Romës (1-3) dhe Juventusit (2-0).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania