Panorama Sport (Albania)

Drejtuesit përballen me Inzagin, pankina diskutohet në qershor

Simone nuk lëviz tani, por Champions-i kusht

- Përgatiti: NISLI GJINI

Fillimisht një fitore përballë Udinezes dhe më pas ndaj Portos është reagimi që kërkojnë tek Interi për t’i rikthyer në rrugën e duhur dhe këtë drejtuesit ia kanë bërë të qartë Simone Inzagit. Ditën e djeshme kanë qenë në “Pinetina” administra­tori i deleguar Xhuzepe Marota e drejtori sportiv Piero Auzilio, që bashkë me menaxherin e skuadrës, Rikardo Ferri, kanë pasur një mbledhje me trajnerin. Takimi në fakt nuk është cilësuar si emergjent, por situata e Interit duhej diskutuar mbi të gjitha pas atij barazimi ndaj Sampdorias. Transferta e “Marasit” ka lënë patjetër shenjën e vet dhe ka lënë mbi të gjitha zhgënjim dhe keqardhje për dy pikët e humbura, që duke pasur parasysh rrezikun që i kanoset Interit në vendin e dytë, do të ishin shumë të dobishme. Shumë mundësi të krijuara dhe të pashfrytëz­uara, një nervozizëm në fillim pak i dukshëm, por më vonë i shpërfaqur në mënyrën më të pakëndshme të mundshme mes Lukakut e Barelës dhe zgjedhjet e bëra nga trajneri gjatë ndeshjes, ishin ato që nuk lejuan drejtuesit të rehatohesh­in në tribunë. Për të derdhur kupën e mbushur falë këtyre arsyeve, shërbeu qëndrimi që ultrasit zikaltër mbajtën. “Curva Nord” doli me një komunikatë, në të cilën kritikonte direkt Simone Inzagin për zgjedhjet e bëra dhe qëndrimin e paraqitur gjatë gjithë sezonit, sidomos përballë skuadrave të vogla.

- Të gjitha arsyet e mësipërme kanë qenë objekt diskutimi në konfrontim­in mes kryesisë dhe trajnerit, që gjithsesi duhet thënë që nuk është në vëzhgim dhe nuk po diskutohet momentalis­ht stoli. Verdikti për të do të vijë pa dyshim në fund të sezonit, atëherë kur do të bëhet bilanci me kualifikim­in në sezonin e ardhshëm të Champions League, që është kusht i panegociue­shëm. Zhang ia ka transmetua­r Marotës, e rrjedhimis­ht 46-vjeçarit atë që pret prej Interit. Vazhdimësi­a, vendosmëri­a dhe dhënia fund e luhatjeve duhet të jenë në bazën e paraqitjev­e të zikaltërve në vazhdim. Më pak zgjedhje “skolastike” të trajnerit dhe më shumë rreziqe të ndërmarra mund të jenë një strategji e re, sigurisht në varësi të kundërshta­rit. Nga ana tjetër, duke marrë parasysh episodin e Barelës e Lukakut,

PRITSHMËRI­TË

edhe skuadrës i është kërkuar një tjetër sjellje në fushë. Përplasje ka në të gjitha ekipet, por tek Interi duan t’i shmangin ato në syrin e kamerave dhe synohet që çdo gjë të zgjidhet në dhomat e zhveshjes, si alternativ­a e vetme për ta bërë skuadrën të ecë përpara.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania