Panorama Sport (Albania)

Reali e kthen në stërvitje, Benzema nxeh “motorët”

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Reali i Madridit ka mun dur me lehtësi Elçen e vendit të fundit 4-0 dhe ka "ngushtuar" në 8 pikë diferencën me Barcelonën e vendit të parë. Ashtu siç dhe parashikoh­ej, takimi në "Bernabeu" nuk ka pasur histori, me Realin që ka zgjidhur gjithçka që në 45 minutat e para kur ka shënuar tri herë. Madrilenët e kanë gjetur shumë shpejt rrugën e rrjetës me Asension, teksa kapiteni Karim Benzema është kthyer me dy gola, të dy të realizuar me 11-metërsh. Në pjesën e dytë ka qenë Modriçi i ardhur nga stoli që ka vulosur suksesin e "Los Blancos"-ve.

NDESHJA - Kjo ishte ndeshja që trajneri Karlo Ançeloti dëshironte, një fitore e shpejtë për të kursyer energji, parë dhe kalendarin gati masakrues. Skuadra e ka marrë mjaft mirë mesazhin, duke e nisur si të ishte një finale. Goli i shpejtë nga Asensio e ka lehtësuar Realin, që më pas ka luajtur sipas dëshirës së tij, duke administru­ar topin dhe kërkuar gola të tjerë që kanë ardhur nga pika e bardhë me protagonis­t kapiteni Benzema, i cili me dy golat e shënuar ndaj Elçes ka kaluar Raulin si golashënue­si i dytë më i mirë në historinë e Madridit në La Liga. Në pjesën e dytë tabloja nuk ka ndryshuar, me Realin që ka kërkuar gola të tjerë dhe me Elçen që është munduar të limitojë dëmet. Në një farë mënyre ia ka arritur,

sepse Reali ka gjetur vetëm një gol në këtë pjesë me Modriçin të ardhur nga stoli.

ANÇELOTI - Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti, ka folur për mediat pas takimit, duke vlerësuar paraqitjen e mirë të skuadrës së tij, pavarësish­t rivalit modest.

"Natyrisht që jemi të kënaqur. Kjo ishte një ndeshje për t'u fituar. Nuk mund të humbitnim më shumë terren në garën me Barcelonën. Më vjen mirë që skuadra ka bërë një paraqitje për t'u vlerësuar. E rëndësishm­e ishte që takimin e zgjidhëm shumë

shpejt, që në pjesën e parë. Kjo na dha mundësi të administro­nim më mirë energjitë tona pas pushimit", tha Ançeloti. Me fitoren e arritur ndaj Elçes, tashmë diferenca me Barcelonën ka zbritur në 8 pikë, me Realin që do të tentojë deri në fund siç ka thënë dhe italiani. "Detyra jonë është të bëjmë punën që na takon. La Liga është një nga objektivat e Realit dhe ne do të garojmë deri në fund për t'ia dalë mbanë. Tani është e rëndësishm­e të rikuperojm­ë shpejt, sepse në fundjavë na pret një tjetër takim.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania