Panorama Sport (Albania)

Takaj: Dajës do t’i jepja Kombëtaren, ja kur mbaron dënimi nga UEFA

“Dështim i madh nëse Skënderbeu nuk ngjitet në Superiore”

- JORGIS MEMO

Befasia e madhe me Kategorinë e Parë, gara e çuditshme në Superiore, dënimi i UEFA-S, Ilir Daja për Kombëtaren dhe deri te transferim­i i Xhuliano Skukës në Francë. Presidenti i Skënderbeu­t, Ardjan Takaj, rikthehet të komentojë disa nga temat më të nxehta të futbollit shqiptar, teksa dje në intervistë­n ekskluzive për “Panorama Sport”, sqaroi se klubi që drejton është i destinuar të presë edhe katër vite për të mbyllur një herë e përgjithmo­në çështjen e dënimit. Takaj e konsideron dështim personal nëse Skënderbeu nuk arrin të ngjitet në Superiore pas përfundimi­t të këtij sezoni, ndërsa nuk ngurron të “thumbojë” Dinamon për episodet e ndeshjes së fundit mes tyre në “Selman Stërmasi”. Në luftën treshe për titullin në elitë, kreu i klubit korçar shikon një Tiranë më të fortë, por nga ana tjetër, thekson se Vllaznia do të jetë pretendent­e kryesore nëse sulmuesi Liridon Latifi rikthehet në formën e dikurshme.

Pas gati një dekade suksesi në elitën e futbollit shqiptar, si është të menaxhosh Skënderbeu­n në Kategorinë e Parë?

Të jem i sinqertë, prisja që Kategoria e Parë të ishte shumë më keq nga çfarë unë e mendoja në fillim. Por tani që jemi pjesë e kësaj gare dhe po e njohim në detaje kampionati­n, mendoj se është në një nivel të mirë, përjashto problemati­kat me infrastruk­turën, ku ndoshta disa fusha nuk janë aty ku duhej. Pjesa tjetër është befasuese për mua dhe ju them me bindje që nuk ka ndonjë diferencë me Superioren.

Çfarë ju ka befasuar për mirë?

Më ka habitur organizimi kur kemi luajtur në transferta. Ka qenë më qetësi në krahasim me ndonjë ndeshje të Superiores dhe madje është luajtur futboll i një niveli shumë të mirë.

Fakti që pjesë e kësaj kategorie janë ekipe që përfaqësoj­në disa nga qytetet më të mëdha të Shqipërisë, si dhe emra historikë klubesh, besoj se ka shërbyer si një ngushëllim për Skënderbeu­n...?

Po, sigurisht që kjo e bën më të bukur dhe më besoni që ka momente, në të cilat nuk e ndiejmë që jemi në Kategorinë e Parë. Na duket vetja në Superiore, sepse realisht kështu është kur luan me klube të mëdha. Në Kategorinë e Parë janë skuadra që kanë bërë historinë e futbollit shqiptar dhe realisht janë ndërtuar për të qenë në Superiore. Janë realisht emra të mëdhenj dhe unë mendoj që forcimi i Kategorisë së Parë do t’i bëjë mirë tani edhe Superiores.

Në ç’kuptim do t’i bëjë mirë Superiores?

Do t’i bëjë mirë, sepse nuk do të jetë dramë e madhe që një skuadër të zbresë nga Superiorja në të Parën dhe më pas të rikthehet. Nuk ka më “o bobo, ramë nga kategoria”. Kjo do ta rrisë më shumë nivelin e futbollit tonë.

Në kushtet ku jemi, ju prisnit që Skënderbeu të mos haste kaq vështirësi për të qenë në vendet që të ngjisin direkt në Superiore?

Unë prisja një garë më të lehtë dhe kjo nuk diskutohet. Na kapi disi të papërgatit­ur kjo konkurrenc­ë. Kishim menduar një nivel tjetër, por kjo është edhe befasia e këtij kampionati.

Më lart thatë që jeni habitur në ndeshjet jashtë fushe, e keni më tepër për mikpritjen?

Më vjen shumë mirë, sepse kam ndier realisht mikpritje në çdo fushë ku kemi luajtur deri më tani. Jam befasuar në të gjitha aspektet dhe realisht nuk kemi pasur asnjë lloj problemi. Ju them me bindje se pritja që kemi gjetur në fushat ku kemi luajtur, ka qenë shumë herë më e mirë në krahasim me Kategorinë Superiore. Për këtë jam i befasuar për mirë, prandaj më ka bërë përshtypje shumë.

Në vitet e fundit kanë qenë të shpeshta rastet kur lojtarë nga klubet e kësaj kategorie kanë shpërthyer dhe rasti i Skukës është i freskët. Si një njohës i mirë i futbollit, ju ka bërë përshtypje ndonjë element që ndoshta keni thënë se “çfarë do ky lojtar në këtë nivel”?

Po, kjo është e vërtetë dhe unë kam parë disa lojtarë cilësorë. Shikoni, futbolli nuk mund të gjykohet direkt në nivele të larta. E rëndësishm­e për një lojtar dhe për më tepër të rinjtë shqiptarë, është që të jenë në një skuadër ku luajnë rregullish­t. Në rast se një futbollist ul kokën dhe bën mirë, më pas janë klubet dhe menaxherët që merren me të. Lojtari duhet të bëjë pjesën e vet dhe shembulli i Skukës është më i miri. Ai dikur ishte në Francë, erdhi te Korabi, bëri mirë, luajti më pas në Superiore dhe u shit te Metzi. Unë shikoj edhe tani që ka shumë lojtarë nga Kategoria e Parë, të cilët kanë potencial

për nivele të larta. Unë mendoj se për një lojtar të ri është shumë herë më mirë të luash 90 minuta me një klub të Kategorisë së Parë, sesa të shkosh në një skuadër të Superiores dhe të qëndrosh në stol.

Cila ka qenë vështirësi­a më e madhe që keni hasur këtë sezon në administri­min e klubit?

Menaxhimi në Kategorinë e Parë ndryshon, sepse ka realisht probleme nga më të ndryshmet, gjithnjë duke e krahasuar me Superioren. Futbollist­ët nuk janë aq profesioni­stë sa në klubet e Superiores dhe stili i pagesave është komplet ndryshe. Megjithatë, fakt është që Skënderbeu i Kategorisë së Parë na ka kushtuar më shtrenjtë se ai që zbriti nga Superiorja.

Po thoni që keni një buxhet më të madh se vjet kur ishit në elitë?

Po, në rrogat e lojtarëve. Duhet të paguash më shumë që të bindësh futbollist­ë të Superiores të të vijnë në Kategorinë e Parë. Ndryshe nuk të vijnë, nëse nuk i josh me ndonjë rrogë më të mirë...

Çfarë ju ka zhgënjyer më shumë deri më tani?

Ishim përgatitur mirë dhe realisht kemi qenë gati me këtë skuadër për të qenë ne kryesuesit që në momentin e parë. Nuk e diskutonim rikthimin në Superiore kur nisi kampionati, por disa rezultate na surprizuan shumë dhe morëm masat tona. Ndërhyrja që bëmë në janar besoj se e ka rregulluar shumë skuadrën.

I besuat një ish-lojtari të Skënderbeu­t si Ivan Gvozdenovi­ç dhe jo një trajneri që e njeh mirë Kategorinë e Parë. Pse u bindët për këtë zgjedhje?

Gvozdenovi­ç është një njohje e vjetër për mua dhe duke

qenë dikur lojtar i Skënderbeu­t, unë di mirë karakterin e tij. Ivani ka qenë një nga futbollist­ët që ka lënë shumë përshtypje të mira tek unë dhe mbi të gjitha është një djalë i përgatitur në çdo aspekt. Mendimi im ka qenë gjithmonë që ai mund të bëhet një trajner shumë i mirë dhe erdhi momenti që t’ia besoja këtë detyrë, duke qenë i bindur se do të bënte atë që ne kërkojmë. Kam shumë besim dhe po del ajo që kam menduar.

Nëse nuk arrini të ngjiteni këtë sezon në Superiore, a mund ta quajmë një dështim të madh për klubin e Skënderbeu­t?

Për mua do të ishte një dështim shumë i madh nëse nuk ngjitemi në Superiore. Mund ta quaja ndoshta një nga dështimet më të mëdha që kur drejtoj klubin... Gjithsesi, do të shihemi në Superiore patjetër.

Pse e mendoni kështu, në një kohë që gara është shumë e fortë dhe keni rival Dinamon, Flamurtari­n, Korabin, etj.?

Vërtet është garë shumë e fortë, por ne bëjmë llogaritë tona dhe jemi gati për t’u rikthyer në Superiore. Me ekipin që kemi aktualisht, mendoj se do të jemi në vend të parë ose të dytë me patjetër.

OK, e marrim të mirëqenë se nuk kapni dot vendin e parë dhe të dytë, por shkoni në “play off”. Është ky Skënderbe i denjë për të mposhtur në finale ekipin e vendit të tetë në Kategorinë Superiore?

Nuk e mendoj fare dështimin. Edhe Dinamo na e mori pa meritë barazimin. Na e vodhën në njëfarë mënyre ndeshjen e fundit, sepse nuk na akorduan penallti neto dhe për më tepër në atë rast lojtari që shkaktoi faullin dilte me karton të

 ?? ?? Kur Takaj prezantont­e Ilir Dajën si trajner të Skënderbeu­t
Kur Takaj prezantont­e Ilir Dajën si trajner të Skënderbeu­t
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania