Panorama Sport (Albania)

Shifra që japin garanci, Gvozdenovi­ç ndryshoi Skënderbeu­n

Vetëm 1 gol i pësuar që kur ka ardhur trajneri serb

- LLAZI SARO

Skënderbeu ka një tjetër marsh nën drejtimin e Ivan Gvozdenovi­ç dhe këtë e konfirmojn­ë shifrat. Që në kohën kur 44-vjeçari serb është ulur në stolin e korçarëve, skuadra ka njohur vetëm rezultate pozitive në kampionati­n e Kategorisë së Parë. Nëse u referohemi statistika­ve, asnjëherë më parë në vitet e fundit bardhekuqt­ë nuk kanë pasur një ecuri të tillë me gjashtë rezultate pozitive radhazi, mes të cilave 4 fitore dhe dy barazime. Për të kërkuar një ecuri të tillë duhet të shkojmë pas në kohë, në sezonin 2019-2020 në elitë, atëherë kur Skënderbeu i drejtuar nga Ilir Daja merrte katër fitore dhe dy barazime mes muajve shkurt dhe mars, teksa e mbyllnin sezonin në vendin e katërt me 58 pikë të grumbullua­ra. Nga kjo periudhë e në vazhdim, korçarët kanë pasur një ecuri me shumë luhatje, pra duke mos arritur të mbajnë një ritëm konstant në disa ndeshje radhazi.

MBROJTJA - Padyshim që veç rritjes cilësore të ekipit, një meritë të veçantë ka edhe trajneri Gvozdenovi­ç, i cili që në momentin e parë kur ka mbërritur në Korçë ka vendosur kushtet e veta për rivendosje­n e mentalitet­it fitues. Një mentalitet, të cilin serbi e kishte me vete që në kohët e arta të Skënderbeu­t europian. Por, nuk është vetëm ecuria ajo që të bën përshtypje dhe i jep pikë ringritjes që korçarët kanë bërë në renditje në këto gjashtë javë. Gvozdenovi­ç ka një tjetër meritë, pasi ka krijuar një skuadër solide, sidomos

kuq. Aty mbaronte ndeshja, sepse kaq është futbolli. Do të ndryshonin situatat... Pastaj, më habiti fakti që luajtëm në atë fushë në “Selman Stërmasi”! Pse të mos luhej Dinamoskën­derbeu në “Air Albania”? Këtë nuk e kuptova dhe për mua është turp, sepse ia ulën vlerat edhe kampionati­t. Në atë fushë nuk meritonte të luhej një ndeshje e tillë, por ndoshta kundërshta­ri ka pasur frikë dhe është ndier më mirë aty.

Besoj i keni ndjekur ndeshjet e Superiores këtë sezon, si ju është dukur kampionati tani që e shikoni nga distanca dhe nuk keni interes direkt?

Nuk më ngjit fare ky kampionat që po zhvillohet dhe s’kam qenë shumë kurioz për garën, e cila po zhvillohet. Shikoj ekipe që munden nga 4-5 ndeshje dhe mendojnë se janë pretendent­ë kryesorë për kampionë. Nuk e di, më duket një Superiore e çuditshme, prandaj ju thashë që Kategoria e Parë është më intrigante. Ekipet e kreut i shikoj me shumë luhatje. Që të synosh titullin dhe të kesh ecuri të tillë, më çudit pak.

Ka ndonjë skuadër që ju ka pëlqyer ose cila mendoni se do të jetë favorite në garën për titull?

Tirana më duket më e fortë, duke parë edhe përbërjen që ka aktualisht, por nuk mund të them se është më e favorizuar se Partizani dhe Vllaznia. Me atë që kam parë, Tirana ka lojtarë me më shumë eksperienc­ë, të cilët janë ekspertë të kampionati­t shqiptar. Kjo ndoshta e avantazhon në krahasim me dy rivalët e tjerë. Megjithatë, unë parashikoj që nëse Latifi do të kapë formën maksimale, Vllaznia do të jetë shumë e rrezikshme në luftën për titull deri në fund.

në prapavijë. Mjafton të përmendim faktin se në gjashtë takime radhazi, korçarët kanë pësuar vetëm një gol, atë të minutave të fundit ndaj Dinamos në transfertë. Të dhëna mbresëlënë­se që tregojnë se prapavija e ndërtuar nga Prençi dhe Randi në qendër, si dhe kapiteni Frashëri, Idrizaj

apo Zenullari në krahë, janë prapavija kompakte e Skënderbeu­t të javëve të fun- dit. Një situatë e ngjashme ësh- të regjistrua­r në sezonin 20172018, atëherë kur korçarët ishin në kulmin e tyre dhe lufto- nin në disa fronte. Ecuria ak- tuale jep garanci për rikthimin në elitë të ekipit.

Vllaznia varet nga Latifi, sipas jush?

Nëse Latifi është në gjendjen më të mirë, unë them që Vllaznia do të jetë pa diskutim pretendent­ja kryesore.

Të flasim pak për transferim­et e lojtarëve nga klubet shqiptare drejt atyre europiane. Çfarë menduat kur Partizani shiti Xhuliano Skukën te Metzi për 1.4 milionë euro dhe a mund të themi se ky është rekordi i një ekipi shqiptar?

Po, patjetër. Për shifrën nuk kam nevojë të pyes, sepse besoj menaxherin Shkumbin Qormemeti dhe aq është. Që në momentin kur mësova se ishte ai në këtë transfertë, e kuptova se do të ishte një shifër e madhe, sepse realisht ai është shumë i fortë si menaxher dhe futet në lojë te shitjet e mëdha, siç ka bërë edhe me Skënderbeu­n. Nuk ka sekrete këtu, sepse shifrat janë detyrim për t’u deklaruar në UEFA nga klubet. Pra, duhet të japësh llogari aty për këto 1.4 milionë euro... Unë e besoj që shifra ka qenë e tillë, nuk më habit.

Në kohën e Skënderbeu­t të artë shitja më e madhe ka qenë ajo e Peter Olainkës te Genti për 1.1 milionë euro. E konfirmoni këtë?

Po, ajo ka qenë. Duke qenë se ne kemi pasur përqindje kartoni dhe disa opsione në momentin që ai rishitej nga belgët e Gentit, arkëtimi për Olainkën ka shkuar deri në 1.6 milionë euro. Kemi bërë edhe një shitje në nivele të tilla, pikërisht ajo e Latifit në Hungari, 950 mijë euro.

Kur shikoni lëvizjen e fundit të Partizanit, por edhe shitjen që bëri Tirana me Redon Xhixhën në Azerbajxha­n, ju bëhet qejfi apo jeni edhe pak “xheloz”?

Sigurisht që më bëhet qejfi, sepse në futboll ky është treg.

Në rast se kjo vazhdon kështu, mirë do të jetë për të gjithë. Pa pasur shitje të tilla, atëherë edhe klubet shqiptare do të punojnë në tym. Duhen patjetër pika referimi dhe prandaj për një treg si Shqipëria është diçka shumë e madhe që ndodhi kjo me Skukën te Metzi. Sa më shumë të ngrihet çmimi i lojtarëve shqiptarë, aq më mirë do të jetë. Kur Skënderbeu bënte transferim­e dhe luante në Europë, u rrit shumë edhe niveli i Superiores, pasi klubet nisën të investonin në maksimumin e tyre dhe nuk shisnin më lojtarë për 50 apo 100 mijë euro. Skënderbeu ka blerë madje brenda kampionati­t shqiptar në klubet e tjera edhe lojtarë që u ka shkuar kartoni deri në 300 mijë euro. Kujtoj rastin e Abazajt dhe Bregut, që ne i blemë te Luftëtari. Pra, e përsëris që sa më shumë shitje të ketë, i bëjnë mirë kampionati­t, sepse vendoset një treg dhe kjo punë do të ketë vazhdimësi. Kjo nxit shumë klubet që të punojnë për shitjet e lojtarëve. Nuk është punë xhelozie këtu, thjesht është një menaxhim, të cilin duhet ta bëjnë klubet.

Partizani bëri një shitje rekord, por njëkohësis­ht ka investuar për ndërtimin e një kompleksi të ri dhe kërkon titullin kampion këtë sezon. A mund të bëhen këto në të njëjtën kohë sipas jush?

Për një projekt afatgjatë këto janë OK, por duhet të kuptoni diçka. Një klub në fund të vitit shikohet nga bilanci që ka, nëse e ka pozitiv apo negativ. Nëse nuk ke arritur një objektiv sportivish­t, sigurisht mund të humbësh pak te pjesa e tifozërisë për shkak se s’ke marrë trofe, por nëse në të njëjtin sezon e ke bilancin pozitiv, atëherë rruga e klubit është më e sigurt sa i përket pjesës ekonomike dhe së ardhmes. Në fund të fundit, te financat rrotullohe­t gjithçka. Hallet e shtëpisë i di vetë Partizani dhe çështjen e menaxhimit e di presidenti. Në momentin që ata dalin plus në fund, janë shumë në rregull, pasi nuk mbaron jeta dhe futbolli këtë sezon. Shikohet përpara me një projekt afatgjatë dhe vetëm kështu ke një rrugë të sigurt për shumë vite. Nuk ka rëndësi nëse këtë sezon dole i dyti apo i treti, kur mendon se ti do të jesh i fortë për shumë vite. Del kampion këtë sezon dhe pastaj je për mbijetesë?! Çfarë u pa kështu?!

Të flasim pak për ecurinë e Ballkanit të Ilir Dajës, që ngjason me Skënderbeu­n. U surprizuat që bënë aq mirë në Europë?

E prisja këtë sukses të Ballkanit, sepse kishin realisht një skuadër të mirë. I kisha ndjekur rregullish­t, për më tepër kemi aty edhe lojtarë që kanë qenë te Skënderbeu si Jashanica, Gripshi dhe Abazi. Unë punën e Ilir Dajës e di shumë mirë dhe isha i bindur për atë që do të bënte me Ballkanin. Me ato lojëra që bëri Ballkani, e meritoi plotësisht pjesëmarrj­en në grupe, duke qenë madje shumë dinjitoz aty.

Çfarë duhet të bëjë më shumë një trajner si Daja që FSHF-JA t’i besojë pankinën e Kombëtares shqiptare?

Daja duhet të vazhdojë të bëjë mirë, kudo që të jetë.

Nëse do të ishit ju në vendin e Armand Dukës, do ta emëronit Dajën trajner të Shqipërisë?

Po, do t’ia besoja dhe kjo e ka një arsye të fortë, sepse unë e njoh më mirë si trajner. Duka ka njohje më të largëta me Dajën dhe të afërta me trajnerë të tjerë, por ka edhe politika të tjera FSHF-JA. Ne jemi të gjithë të ndryshëm, nuk kemi mendime të njëjta as për një ndeshje futbolli. Kjo është edhe bukuria e këtij sporti, sepse të gjithë e shikojmë ndryshe. Nuk ka një mendim fiks, që për një trajner që vendos, do të bëhet mrekullia. Kemi parë trajnerët më të suksesshëm në botë, që edhe ata kanë opozitën e tyre. Ka njerëz që nuk i duan, nuk i kanë qejf, sado që mund të kenë suksese. Përzgjedhj­et janë edhe pak me fat. Sukseset dhe dështimet janë shumë pranë njëra-tjetrës në punën e trajnerit. Një gabim i një lojtari të hedh në erë gjithë sezonin dhe vendos për trajnerin. Ka edhe kështu... Pastaj jemi në një vend ku nuk mbarojnë kurrë paragjykim­et. Rëndësi ka që të ketë diskutime, sepse po nuk pati polemika, nuk është i bukur as futbolli.

Së fundmi, por jo për nga rëndësia. Në Korçë duan të dëgjojnë nga ju se kur do të falet Skënderbeu nga UEFA. A mund të jepni një lajm për tifozët?

Ne do të presim të mbarojë dënimi, kaq.

OK, por sa vite ju kanë mbetur për të shlyer gjithçka dhe klubi të ketë të drejtën për të marrë pjesë sërish në Kupat e Europës?

Kanë mbetur edhe katër vite që dënimi të përfundojë, por jeta vazhdon. Ka skuadra që kanë nga 100 vite që marrin pjesë në elitë dhe nuk kanë qenë ndonjëherë në Kupat e Europës, kështu që ne do të shohim përpara.

 ?? ??
 ?? ?? Ivan Gvozdenovi­ç dhe ndihmësit e tij, Liçi e Llapanji
Ivan Gvozdenovi­ç dhe ndihmësit e tij, Liçi e Llapanji

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania