Panorama Sport (Albania)

Krizë sulmuesish, por Tomori ka ‘bomberë’ në mesfushë dhe mbrojtje

“Trajneri na ka transformu­ar”, Hida zbulon sekretin

-

Vetëm sulmuesit nuk shënojnë në Berat. Si rrallë herë, te Tomori golat po i bëjnë mesfushorë­t dhe mbrojtësit. Lauren Ismailaj është “bomberi” i ekipit. Mesfushori e ka gjetur 5 herë rrjetën. Pas tij vjen “xholi” Ervis Çaço. Mbrojtësi i linjës së djathtë, që luan sa në mesfushë aq edhe në sulm, ka bërë 3 gola. Dy herë ka realizuar një tjetër lojtar i prapavijës, qendërmbro­jtësi Klevis Hida. Me një pastaj janë emrat si: Paolo Kasmollari, Plarent Fejzaj, Klaus Alinani, Klevis Shaqe, Mauro Filipe Pinto de Karvalh. Për të plotësuar 16 golat, duhet përmendur edhe David Olaoje. I vetmi sulmues tipik, por që është i larguar në merkaton e janarit. Kjo panoramë, nuk është fort pezamtuese. Përkundraz­i, dëshmon se strategjia e stafit teknik po jep efekt. Loja e Klodian Arbërit është e përqendrua­r pikërisht te sulmi dhe kjo i jep mundësi lojtarëve që të jenë më pranë portës dhe pse jo ta shënjestro­jnë atë. Filozofia e teknikut të Tomorit është mjaft e kuptueshme, pasi aktualisht në punën e tij, i jep përparësi të madhe pjesëmarrj­es dhe finalizimi­t të aksioneve nga i gjithë ekipi. Për

“transformi­min” që i është bërë ekipit, flet edhe Klevis Hida. Në një prononcim për “Panorama Sport”, qendërmbro­jtësi tregon se i motivon trajneri. “Këtë javë duhet të luajmë në bllok. Vetëm kështu mund të shkojmë drejt golit. Po praktikohe­mi edhe në stërvitje për këtë. Detyrë për të shënuar dhe gjetur rrjetën nuk kanë vetëm sulmuesit te ne, por të gjithë. Ne mbrojtësit kemi për detyrë që të mbulojmë detyrat në prapavijë, por edhe të kontribuoj­më në ndërtimin dhe finalizimi­n e aksioneve. Ky është një udhëzim i qartë i trajnerit për Tërbunin. Përjashtim nga kjo kërkesë

bën vetëm portieri, ne të tjerët duhet të luajmë për të dyja fazat. Në ndeshjen e radhës, do të japim gjithçka në fushë për të fituar. Duam të tregojmë se nuk e meritonim aspak atë humbje të fazës së parë në Pukë, ku jemi ndëshkuar padrejtësi­sht në fund të takimit. U trajtuam brutalisht në fushën e lojës dhe kjo është mundësia për revansh. Besojmë shumë se fitorja këtë javë do të tregojë qartë se në shtëpi ne nuk diskutojmë asnjë kundërshta­r. Kjo vlen edhe për pukjanët”, përfundoi 21-vjeçari. EDI SPAHIU

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania