Panorama Sport (Albania)

Sejdini: Dinamo cinike, elita është tjetër llogari

“Duhet rikonstruk­sion pas ngjitjes, të mësojnë nga e shkuara”

- FATJON RUPI

Dinamo po ecën e qetë drejt elitës. Rikthimi duket i sigurt, kur sheh ecurinë pas 15 javësh kampionat. Jo vetëm kryesojnë, por kanë 4 pikë më shumë nga vendi i dytë. Tani skuadrës së Nevil Dedes i duhet të administro­jë sa më mirë dhe pse jo të thellojë avantazhin e pikëve me ndjekësit në renditje. Të dielën shkon në Burrel me objektivin e qartë, të rigjejë fitoren pas atij barazimi me Skënderbeu­n. Në ndeshjen e fundit, i pranishëm në tribunën e stadiumit “Selman Stërmasi” ishte edhe Faruk Sejdini, këtë herë nën shoqërinë e më shumë figurave të futbollit shqiptar.

CILËSITË

Në një prononcim për “Panorama Sport”, ish-lojtari dhe ish-trajneri i Dinamos, jep opinionin e tij për atë çka pa në fushë dhe ecurinë në tërësi. “Mua më duket se kjo skuadër ka brumë. Ka në gjirin e saj lojtarë të mirë dhe të rinj të talentuar, që duhet të fitojnë eksperienc­ë në të ardhmen. Vërtet nuk e fitoi ndeshjen me Skënderbeu­n, por arriti qëllimin kryesor për ta mbajtur këtë rival larg. Pra, për të ruajtur diferencën e pikëve me Skënderbeu­n ishte shumë e rëndësishm­e dhe Dinamo e bëri këtë gjë. Më duket një skuadër pragmatist­e, siç e kërkon Kategoria e Parë. Është brenda objektivav­e, po ecën mirë dhe besoj shumë se do ta kalojë pengesën e parë që ka përpara, rikthimin në Superiore. Pse nuk i ka mundur rivalët deri tani? Ndoshta është treguar më e kujdesshme ndaj tyre, nuk ka dashur të humbasë. Por Dinamo kryeson me meritë dhe është 4 pikë para, një diferencë e konsiderue­shme”, - thekson ishtrajner­i i bluve.

LLOGARITË

Ai thekson se gara ka hyrë në një fazë, ku çdo hap duhet përllogari­tur. “Tani kemi hyrë në atë fazë të kampionati­t, ku bëhen llogaritë me laps në dorë. Por kuptohet që nevojitet loja, sepse pa lojën edhe lapsi nuk bën punë. Dua të them se ndeshjet sa vijnë dhe bëhen më të forta e më të ashpra. Pikët kanë më shumë rëndësi, po luftohet fort si në pjesën e kreut të renditjes, ashtu edhe në atë të fundit për mbijetesë. Të gjitha skuadrat janë të përfshira në garë dhe kërkohet shumë kujdes. Dinamo, siç e thashë që në fillim, e ka skuadrën për ta mbyllur këtë kampionat me rikthimin në Superiore, duke i marrë ndeshjet një e nga një. Këtë javë luan në Burrel dhe nuk e ka të lehtë, ata vijnë nga një fitore jashtë fushe”, shton Sejdini.

SUPERIORJA

Në fund “Xhaxhi” jep gjykimin e tij për atë çfarë duhet të bëjë Dinamo sezonin e ardhshëm, duke bërë edhe një batutë nga të tijat. “Dinamo do të ngjitet në Superiore, pastaj historia ndryshon, janë të tjera llogari. Natyrisht, kërkohet ndërhyrje, kërkohet një rikonstruk­sion i skuadrës, që siç e thashë ka brumë, por duhet të përforcohe­t. Drejtuesit e dinë më mirë se çfarë duhet bërë. Vetëm dua që të mos bëhet si sezonin e kaluar, kur u kthyen në Superiore dhe pastaj humbën si kripa në ujë. Duhen bërë lëvizje të matura për Dinamo kompetitiv­e, që të rikthehet dhe të lërë gjurmë në futbollin shqiptar”, përfundon ish-trajneri blu.

 ?? ?? Faruk Sejdini, ish-trajner i Dinamos
Faruk Sejdini, ish-trajner i Dinamos

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania