Panorama Sport (Albania)

Fernando: Fernando: I I “djegim” “djegim” rivalët rivalët

“Jemi vërtetë shumë të huaj, por nuk shoh probleme. Fitojmë me Turbinën”

- ERMAL SIKA

Një formacion me të huaj ka Flamur tari këtë sezon. Nëse dikush mendon se trajneri është futur në stres për të përzgjedhu­r 11-shen apo po krijohet vështirësi prej komunikimi­t, Fernando Armando këmbëngul për të kundërtën. Madje, ai këtë e quan pjesën më të bukur që kuqezinjtë kanë. Mund të fliten vërtetë 6 gjuhë të ndryshme, por kjo nuk i pengon për të luajtur. Gjatë një interviste të dhënë për “Panorama Sport”, një nga 8 brazilianë­t e vlonjateve, flet për këtë temë dhe jo vetëm. E pranon që gara po bëhet e ashpër, por paralajmër­on se do t’i “djegin”

shumë shpejt rivalët.

Shumë luhatje në rezultate. Çfarë po ndodh me Flamurtari­n?

E vërtetë, por jemi të angazhuar maksimalis­ht për të arritur rezultate të larta dhe futur në “korsinë” e pretendime­ve tona. Situata në skuadër është pozitive dhe dëshira për të shkuar larg nuk mungon.

Jeni të tretët tashmë. E shikoni të vështirë kampionati­n në vazhdim?

E dimë që do të jetë e vështirë, por kemi marrë masat. Jemi të bindur se do të bëjmë maksimumin tonë për të shkuar aty ku duam. Gara do të bëhet gjithnjë e më e fortë. Është një kampionat, i cili ka shumë rivalitet. Secila skuadër lufton për objektivat e vetë.

Ndeshja e radhës me Turbinën. Çfarë prisni?

Nuk do të jetë e lehtë, pasi kundërshta­ri rrezikon dhe do të luftojë për të marrë pikë. Por jam i bindur që do të fitojmë. Do të kemi mbështetje­n e tifozëve tanë, ndaj do të bëjmë më të mirën. Do të marrim pikët e plota, nuk kam dyshime.

Jeni 11 të huaj në total në ekip dhe mes tyre janë 8 brazilianë. E shikoni problem këtë gjë për aktivizimi­n?

Në përbërje kemi futbollist­ë, të cilët vijnë nga vende të ndryshme, përfshi edhe Brazilin. Nuk do ta shikoja si problem, përkundraz­i. Është luks për trajnerin që mund të zgjedh më të mirët. Ne jemi si një familje dhe të gjithë kemi një qëllim: të ngjisim Flamurtari­n.

Çfarë premtoni personalis­ht?

Misioni im është i njëjtë me atë të klubit. Do të jap maksimumin, kaq mund të premtoj.

Si ndiheni në Vlorë?

Më pëlqen shumë qyteti dhe klima këtu. Familja ime ndihet shumë mirë dhe kjo më motivon gjithnjë e më shumë.

 ?? ?? Fernando Armando dos Santos, sulmuesi 28-vjeçar
Fernando Armando dos Santos, sulmuesi 28-vjeçar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania