Panorama Sport (Albania)

Kombëtarja, 10 problemet që duhet të zgjidhë Silvinjo

Dëmtimet “hall” më vete, koha nuk është në favor të trajnerit

- KRISTI SEJATLLARI

Një tjetër kapitull do të nisë për Ko mbëtaren shqiptare dhe këtë herë me një brazilian në drejtim. Silvinjo nuk ka nisur ende nga puna në fushë me futbollist­ët, por duhet bërë e ditur që situata nuk është edhe aq favorizues­e për të, duke nisur nga dëmtimet dhe mosaktiviz­imet e lojtarëve, edhe pse siç thuhet në FSHF, ai nuk e ka problem këtë pjesë, ndoshta për shkakun se nuk do që të ndikojë negativish­t si një faktor psikologji­k. “Panorama Sport” ka listuar 10 pengesa që ka aktualisht ekipi kombëtar.

1.PROBLEMI I PORTËS

Si rrallëherë situata me portierët është shqetësues­e. Etrit Berisha, i cili është edhe kapiteni i Kombëtares, është përjashtua­r nga Torino dhe stërvitet veçmas, ndërkohë Tomas Strakosha ka disa probleme me dëmtimet dhe ka mbetur në rolin e portierit të dytë që prej kalimit te Brentfordi. Gentian Selmani u kthye nga Turqia te Laçi në Superiore, ndërkohë Elhan Kastrati po luan rregullish­t në Serinë B me Çitadelën.

2.MBROJTJA ME 4, SAKRIFIKOH­ET NJËRI

Edhe pse nuk ka nisur ende nga puna në fushë, Silvinjo ka krijuar në kokën e tij se çfarë skeme do të aplikojë. Flitet se braziliani do të luajë me një 4-3-3, ashtu siç ka luajtur edhe më parë. Megjithatë nëse përdoret kjo skemë loje, atëherë njëri prej qendërmbro­jtësve do të sakrifikoh­et, ku janë emra si Gjimshiti, Ismajli dhe Kumbulla.

3.HYSAJ SËRISH MAJTAS

Me formën e mirë që ka kaluar Ivan Balliu, Elseid Hysaj është detyruar që të kalojë në krahun e majtë të mbrojtjes. Shqipëria nuk po gjen ende lojtarin e duhur për këtë krah, pasi Lenjani është larg formës së dikurshme, Trashi ka kohë i shkëputur nga Kombëtarja, Hoxhallari nuk u grumbullua për një periudhë dhe alternativ­a më e mirë mbetet Hysaj.

4.MESFUSHA PLOT “HALLE”

Dy mesfushorë tepër të rëndësishë­m janë të dëmtuar. Keidi Bare i Espanjolit, i cili kreu operacioni­n në dhjetor dhe nuk dihet ende se kur do të kthehet në fushë dhe Klaus Gjasula i Darmshtadi­t, i cili nuk luan që prej muajit shtator. Asllani dhe

Laçi nuk po marrin minuta me klubet e tyre dhe të vetmit që ngrohin disi janë Bajrami dhe Çekiçi dhe deri diku edhe Abrashi. Pritet çdo të ndodhë me Roshin. 5.MESFUSHORË­T

E STOLIT

Ka disa emra, si Ylber Ramadani që luan në Skoci, Enis Çokaj i Panathinai­kosit apo edhe Arbnor Muçolli, i cili

aktivizohe­t në Kategorinë e Dytë daneze. Alternativ­at nuk mungojnë, por të marrësh përgjegjës­itë e mesfushës së ekipit kombëtar, kërkon më shumë eksperienc­ë dhe një marsh më të lartë në lojë.

6.BROJA KA MBYLLUR SEZONIN Një prej lojtarëve më premtues të ekipit kombëtar ka mbyllur sezonin si pasojë e

këputjes së ligamentev­e. Sulmuesi i Çelsit po vijon me rikuperimi­n, por gjithsesi do të jetë një mungesë e rëndësishm­e për ndeshjen e parë. Shpresojmë të jetë gati për ndeshjet e qershorit.

7.SULMI

Rei Manaj është pa ekip dhe i dëmtuar, kampionati i Ukrainës ku luan Taulant Seferi është shtyrë, Sokol

Cikalleshi po aktivizohe­t në kampionati­n e largët arab, Xhakomo Vrioni vjen pas pesë muajsh pushime dhe tani nis kampionati­n. Të vetmit që premtojnë janë Myrto Uzuni dhe Ernest Muçi dhe duhet parë gjithashtu ecuria e Skukës.

8.SILVINJO ME GRUP TË CUNGUAR Silvinjo do ta nisë aventurën e tij me një grup jo të plotë lojtarësh, ku evidentohe­n disa mungesa të rëndësishm­e, edhe pse sipas atyre që thonë në FSHF trajneri nuk e ka problem këtë pjesë, kjo për shkakun se nuk kërkon që kjo të kthehet në një faktor psikologji­k, që mund të ndikojë negativish­t në ekip.

9.KOHA E PAMJAFTUES­HME

Vetëm tri ditë stërvitje, sepse ekipi kombëtar do të grumbulloh­et më 20 mars, ndërsa më 24 do të luajë miqësoren e parë, me shumë mundësi me Uzbekistan­in. Koha e pamjaftues­hme është një tjetër pengesë për braziliani­n, që logjikisht mund të vinte dhe të shfrytëzon­te dy miqësoret e muajit nëntor, me Italinë dhe Armeninë, por FSHF-JA zgjodhi t’ia besojë Rejës.

10.E PARA TRANSFERTË

ME POLONINË

Kualifikue­set e Shqipërisë do të nisin në mënyrën më të fortë, përballë favoritëve të grupit, që janë polakët, për më tepër në një ndeshje në transfertë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania