Panorama Sport (Albania)

Hysaj fiton duelin me Krasniqin, Xhixhën e ndal traversa

Redoni debuton me Karabakun dhe “flirton” me golin

-

shtë luajtur faza “play off” e Ligës së Konferencë­s, aty ku Lacio e Hysajt ia del në shtëpi përballë Kluzhit, ku luan ish-lojtari i Ballkanit, Ermal Krasniqi. Mbrojtësi për 60 minuta në fushë, ndërkohë Krasniqi dhuron spektakël në fillim duke bërë që Patrik të ndëshkohet me karton të kuq. Ekipit të Sarrit i mjafton një gol i Imobiles në të parën. Ndërkaq, në Ligën e Konferencë­s ka marrë minutat e para edhe Redon Xhixha, ku me Karabakun kanë mposhtur 10 belgët e Gent. Anësori aktivizohe­t për disa minuta dhe shtylla i mohon golin.

HYSAJ E KRASNIQIND­ESHJA nuk nisi aspak mirë për Lacion dhe për këtë mendoi shqiptari Ermal Krasniqi. Anësori i Kluzhit në minutën e 15-të mori një inkursion personal duke dribluar tre mbrojtës dhe kur po dilte përpara portierit, u has me një ndërhyrje të rëndë të Patrik. Mbrojtësi i qendrës u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari Pauson. Loja vijoi dhe kjo nuk ndikoi te Lacio që në minutat shtesë të pjesës së parë kaloi në avantazh. Ishte Çiro Imobile, ishte ai që shënoi një gol shumë të bukur pas një asisti të Felipe Andersonit. Me nisjen e pjesës së dytë, Hysaj u ndëshkua në minutën e 49-të me karton të verdhë pas një ndërhyrjej­e të gabuar. Sarri vihet në lëvizje dhe nuk dëshiron të rrezikojë me shqiptarin dhe pas 60 minutash e zëvendëson me Marusiç. Megjithatë, pavarësish­t

inferiorit­etit numerik, lacialët arritën të ruanin rezultatin deri në fundin e ndeshjes, duke marrë një fitore minimale. Ndërkohë, kualifikim­i për në fazën tjetër të Ligës së Konferencë­s mbetet i hapur dhe gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Rumani.

XHIXHA DEBUTON NË EUROPË- Redon Xhixha ka luajtur dje minutat e tij të para me Karabakun në Ligën e Konferencë­s dhe ka lënë shenjë me paraqitjen e tij duke u shfaqur rrezikshëm përballë

Gentit në sfidën e luajtur në Baku. Futbollist­i u aktivizua në minutën e 79-të dhe iu afrua disa herë rrezikshëm portës duke “flirtuar” me golin. Fillimisht një gjuajtje e tij drejt portës u ndal nga traversa dhe sulmuesi ishte i pafat, teksa sfera nuk kaloi vijën fatale. Më pas, ai dha një asist me një shpërthim në krah, por shokët e tij nuk ia dolën të kthenin topin në rrjetë. Në minutën e 95-të, Xhixha kishte përsëri mundësi për të shënuar, por këtë herë goditja e tij u ndal nga portieri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania