Panorama Sport (Albania)

Buxheti i zvogëluar për atletikën, Gega: Ndihem e ofenduar

“Mendoj se ministrja s’ka dijeni për logjikën e ndarjes”

-

Publikimi i shpërn darjes së buxhetit 2023 për federatat sportive ka shkaktuar polemika të forta në komuniteti­n e sportit në Shqipëri. Gjithçka ka ndodhur pas kërkesës së “Panorama Sport” në drejtim të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të venë në dispozicio­n të publikut ndarjen e lekëve të taksapague­sve shqiptarë, para të cilat shkojnë për sportin. 149.400.000 lekë të shpërndara për 17 federata, sipas kritereve të formulës së pikëzimit, që tashmë aplikohet nga ministria. Me 19 milionë lekë të rinj ishte federata e peshëngrit­jes më e paguara për vitin 2023, duke parakaluar basketboll­in (14.8 milionë) dhe volejbolli­n (14.6 milionë). Por në këtë klasifikim, mbi të gjitha, tërhoqën vëmendje mundja dhe atletika, dy federatat më të suksesshme në vitin që lamë pas, të cilat morën buxhet më të ulët madje edhe se federata inferiore në rezultate si çiklizmi (13.3 milionë). Jo vetëm kaq, por atletika u vlerësua edhe më pak se taekuondoj­a, edhe pse 2022-shi për “mbretëresh­ën e sporteve” në Shqipëri ishte viti me rezultatet më të larta në histori që prej themelimit të FSHA-SË. E gjithë kjo situatë ka sjellë edhe reagime nga vetë protagonis­tët e sportit. Fillimisht për “Panorama Sport” u prononcua presidenti i FSHA-SË, Ferdinand Canaj, i cili kritikoi hapur ndarjen e buxhetit. Ndërsa së fundmi ka ardhur edhe reagimi i medalistes së artë dhe rekordmene­s së Kampionati­t Europian, Luiza Gega. Kampionia kuqezi ka shprehur zhgënjimin e saj për këtë situatë, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ndonëse buxheti nuk ka lidhje të drejtpërdr­ejtë me të si sportiste elitare, Gega thotë se ndihet e ofenduar, pasi me paraqitjet historike të bëra në

eventet më prestigjio­ze të atletikës, priste që federatës ku bën pjesë t’i rritej buxheti. Një mesazh me anë të të cilit Gega i bën apel edhe ministres, Evis Kushi.

REAGIMI I LUIZA GEGËS - “Sinqerisht kam përshtypje­n që ministrja Evis Kushi

nuk ka dijeni për këtë logjikën e ndarjes së këtij buxheti. Shpresoj shumë që ta shikojë sa më shpejt. Personalis­ht si sportiste elitare nuk kam ndonjë interes sado që të jetë buxheti i federatës, por duke qenë se ai ndahet nga performanc­a që kanë pasur sportistët

vitin e kaluar, ndihem e ofenduar që federatës sime në vend që t’i ngrihej buxheti, i është ulur. Ndërsa disa federatave të tjera ku me gjithë respektin kur ta meritojnë...”, shkruan Luiza Gega në një postim të bërë ditën e djeshme në “Instagram”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania