Panorama Sport (Albania)

Babë e bir në sport, “rokadat” kanë nisur

Nga futbolli te makinat, sa shumë shkëmbime në... familje

-

Futboll, volejboll, For mula 1 dhe NBA. Emocionet që u ofrojnë tifozëve janë të mëdha, por çështja bëhet edhe më intime kur përfshin familjet. Disiplina të ndryshme kanë brenda tyre edhe histori familjare. Baballarë që largohen si legjenda dhe u lënë vendin fëmijëve. Akoma më bukur kur gjithçka ndodh në fushë. Rasti më i fundit është ai i Ibrahimovi­çëve. Zlatani “braktis” për 30 minuta shokët e Milanit për t’i sfiduar me 18-vjeçarët e klubit ku luan djali i madh, Maksimilia­n. Histori identike për Felipe Melon. Mesfushori “i dhunshëm” që ka luajtur me Juven e Interin, u shkri i tëri kur zhvilloi stërvitje krah të birit. Më i privilegju­ar, një tjetër brazilian si Rivaldo, ka mundur të luajë si profesioni­st me të birin Rivaldinjo. Në 1996 kombëtarja islandeze i ofron skenën familje Gudjonsen gjatë një miqësoreje me Estoninë. Del nga fusha Arnor dhe futet i biri Eidur, që do të arrinte kulmin e karrierës duke luajtur te Barcelona. Një tjetër ishkatalan­as si Henrik Larsen detyrohet t’i rikthehet futbollit të luajtur 4 vite pas lamtumirës vetëm për të qenë në fushë krah të birit, Xhordan, në radhët e Hogaborgs. Babë e bir me të njëjtin emër si Aleksei Eremenkot. Të dy sulmues e të dy me një të kaluar te Leçe në Itali ku legjendë mbeten Maldinët. Në fillim Çezare e më pas Paolo, teksa një vit më parë edhe Danieli shijonte një trofe me Milanin. Basketboll­i njeh Dino e Andre Menegin, por pret të njohë edhe Xhejmsët me Lebronin dhe Lebron Xhuniorin që shkruajnë një faqe të bukur të sportit në familje. Ashtu siç kanë bërë Jan e Kevin Magnusen, të cilët kanë garuar me makinë në Lë Mansh dhe Dajtonanan.

 ?? ?? Arnor dhe Eidur Gudjohnsen
Arnor dhe Eidur Gudjohnsen
 ?? ?? Rivaldinjo dhe Rivaldo
Rivaldinjo dhe Rivaldo
 ?? ?? Felipe dhe Davi Melo
Felipe dhe Davi Melo
 ?? ?? Henrik dhe Zhordan Larson
Henrik dhe Zhordan Larson
 ?? ?? Aleksei Eremenko Xhunior
Aleksei Eremenko Xhunior
 ?? ?? Çezare dhe Paolo Maldini
Çezare dhe Paolo Maldini
 ?? ?? Valter Pandiani
Valter Pandiani
 ?? ?? Bernardo dhe Bruno de Rezende
Bernardo dhe Bruno de Rezende
 ?? ?? Jan dhe Kevin Magnusen
Jan dhe Kevin Magnusen
 ?? ?? Lebron Xhejms Xhunior
Lebron Xhejms Xhunior
 ?? ?? Andrea Menegin
Andrea Menegin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania