Panorama Sport (Albania)

Superkompj­uteri, Siti nuk e lëshon më vendin e parë

Shanset e “Topçinjve” bien në 34%, “Qytetarët” 62%

-

Shanset për titull të Ar senalit kanë rënë në 34% pas humbjes me rivalët e Mançester Sitit. “Topçinjtë” u mundën 3-1 në “Emirates” të mërkurën, çka solli zbritjen e tyre nga vendi i parë prej golavarazh­it. Goli i De Bryjnes u barazua nga penalltia e Sakës. Por kampionët e Guardiolës shënuan edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë me Grilishin dhe Halandin. Megjithatë, skuadra e Artetës ka edhe një ndeshje më shumë në dispozicio­n. Por sipas superkompj­uterit të “Fivethirty­eight”, shanset e londinezëv­e për ta mbyllur në vendin e parë pas 38 javësh kanë zbritur në 34% dhe favorit për të mbrojtur titullin e tretë radhazi janë sërish “Qytetarët” me 62%. Arsenali parashikoh­et që ta mbyllë sezonin 2 pikë pas Sitit, në kuotën e 81 pikëve. Forma e mirë që po kalon Mançester Junajtid ka bërë që edhe shanset e tyre për titull të shtohen, pavarësish­t se janë shumë të vogla krahasuar me dy vendet e para. “Djajtë” e Ten Hagut kanë vetëm 2% shans dhe parashikoh­et që ta mbyllin sezonin 11 pikë pas vendit të parë. Njukasëlli, i cili aktualisht në Premier Ligë renditet në vend të katërt, parashikoh­et që ta ruajë deri në fund këtë pozicion, ndjekur nga Brajtoni i vendit të pestë, Totenhemi i vendit të gjashtë dhe Liverpuli i shtati. “Pulëbardha­t” parashikoh­en që ta lënë pas Totenhemin prej diferencës së golave. Asnjë shans as për Çelsin për të arritur katër vendet e

para, pavarësish­t se skuadra e Graham Poterit po i afrohet vlerës së 1 miliard paundëve. Blutë e Londrës parashikoh­et ta mbyllin në vend të tetë, me të njëjtën kuotë pikësh sa Brentfordi i vendit të nëntë. Çelsi ka vetëm 5% shans për të arritur zonën “Champions” sezonin e ardhshëm. Në fund të klasifikim­it renditen Evertoni, Bornmëthi dhe Sauthempto­ni, të cilat nuk do të arrijnë që ta shmangin rënien. Që të tria këto skuadra kanë mbi 50% shanse për t’u rrëzuar në Championsh­ip, me “Shenjtorët” që kanë shanset më të mëdha, 77%.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania