Panorama Sport (Albania)

Juventusi thyen shtyllat, arbitri i mohon fitoren

Alegri: Hera e parë, arbitri u thirr për penallti dhe gjeti faull

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Vetëm një barazim për Juventusin në sfidën e vajtjes së “play off”-eve të Ligës së Europës. Përballë Nantës përfundon 1-1, ndonëse bardhezinj­të dalin me shumë pengje dhe shumë nervozizëm në fund. Avantazhi i Vlahoviçit pas 13 minutash lojë, pas një aksioni gjenial të nisur nga krosimi i Di Marias për Kiezën që pret drejt zonës nga e majta, italiani ul për serbin që shënon. Por në pjesën e dytë një përgjumje në të 60-ën sjell golin e Blas, me një të majtë potente nga brenda zonës, ndonëse pas saj, Nantë vetëm u mbrojt duke luajtur e gjitha pas linjës së topit dhe të shumtë në numër. Gjithsesi, Juvja ishte edhe shumë e pafat, teksa Kieza sheh golin që t’i mohohet pasi godet traversën, por sfera pasi përplaset edhe në shtyllë nuk kalon vijën fatale për çështje milimetras­h. Edhe Di Maria pa traversën që t’i mohonte golin e fitores, me një goditje direkte nga këndi, ndërsa Vlahoviç dhe Danilo në dy raste gabojnë nga brenda zonës tri raste të pastra. Gjithsesi, tensioni do të rritet në sekondat e fundit, kur një prekje me dorë e pastër nga Korçia i Nantës, pas goditjes me kokë të Lokatelit vlerësohet si faull (që vetëm arbitri e pa) i Bremerit ndaj lojtarit të Nantës.

FLET ALEGRI – Por edhe pse për rastin në fjalë në dëm të Juventusit ka shumë “thriller” brenda lidhur me vendimin e arbitrit, trajneri Masimilian­o Alegri nuk kërkon të kapet te penalltia, ndonëse ishte shumë nervoz në konferencë dhe përdor ironinë për të mos pranuar vendimin e “bilbilit” portugez: “Është e kotë që të flasim për një vendim që në fund duhet pranuar, përderisa ndeshja ka përfunduar. Por në të njëjtën kohë dua të them se kjo është hera e parë që një arbitër i thirrur nga VAR-I për një penallti, gjen papritur një faull në atë aksion, - nënvizon 55vjeçari, përpara se të shpërthejë. – Skuadrat e mia pëlqejnë 1-0? Unë nuk dua një Juve që fiton 1-0. Pastaj lodhem edhe

unë duke dëgjuar këto m... gjërash që thoni. Ajo që unë them është se kur vendosim të përgjumin topin, nuk është mirë, por kjo nuk do të thotë se dua një skuadër që fiton 10. Nga Milani te Juvja ekipet e mia kanë bërë gjithmonë 7080 gola në sezon, por nga të

dhënat aktuale tonat nuk lëviz dot. Fjalët i merr era dhe nëse ju doni po ju them vetëm ‘po’ tani e në vazhdim nëse doni që të keni të drejtë. Por unë them se shifrat tona janë këto. Unë flas me numra, ju kërkoni fjalë boshe dhe kjo gjë po më shpifet”, përfundoi Alegri.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania