Panorama Sport (Albania)

Bajern, katër emra për sulmin

Prestigjio­zja gjermane zbulon “bomberët” e lakuar për të mbërritur në Mynih

- Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

Bajern Mynih-robert Levandovsk­i u por tretizuan si një simbolikë e dashurisë së vërtetë, e cila nuk do të përfundont­e kurrë për aq kohë sa goleadori polak do të ishte në gjendje të rrëfente në fushë nuhatjen e vërtetë prej sulmuesi race”. Gjithsesi parafrazim­i i mësipërm mbeti hipotezë e bukur për t’u besuar, jo vetëm nga tifozët e Bajernit, por edhe nga dashamirës­it e këtij sporti, pas largimit drejt Barcelonës. Golat e “improvizue­sit” Çupomoting kanë dhënë rezultat, por nëse i referohemi ambicies së bavarezëve, ajo merr nota absurde. Së fundmi prestigjio­zja gjermane “Bild” ka vënë në radar 4 objektivat për sezonin e ardhshëm në majë të sulmit, nëse nuk arrihet

Herri Kejn:

1.MARKUS RAFSHORD (55 MILIONË Euro)-lojtari i Junajtidit po përjeton formën më të mirë në karrierë dhe shpejtësia e tij do të ishte pika kyçe në orbitën e mekanizmav­e bavareze.

2.LAUTARO MARTINEZ

(75 MILIONË Euro)argjentina­si ka marrë trajtën e futbollist­it kyç në Milano dhe pikërisht është ky faktori që rekordmenë­t vazhdojnë të nuhasin gjetjen e hapësirës për të ndërveprua­r në treg.

3.DUSHAN VLAHOVIÇ (80 MILIONË Euro)-fiziku i serbit mund të konsideroh­et ideal, me tiparet e një “pyke” klasike, megjithatë pretendime­t e Juventusit mund të ndikojnë negativish­t.

4.RANDAL KOLO MUANI (37 MILIONË Euro)-”dashuria” e shprehur ndaj Bajernit pas përplasjes më këta të fundit në kampionat i rriti akoma më tepër dyshimet se pas kësaj skene kanë filluar aludimet rreth shkuarjes në Mynih. Altruizmi i tij me numrin e lartë të asisteve, shikohet me shumë admirim në kampin e kampionëve gjermanë.

 ?? ?? Markus Rashford, 25 vjeç
Markus Rashford, 25 vjeç
 ?? ?? Lautaro Martinez, 25 vjeç
Lautaro Martinez, 25 vjeç
 ?? ?? Dushan Vlahoviç, 23 vjeç
Dushan Vlahoviç, 23 vjeç
 ?? ?? Randal Kolo Muani, 24 vjeç
Randal Kolo Muani, 24 vjeç
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania