Panorama Sport (Albania)

Vila: Jemi gati për Kukësin, vlen vetëm fitorja

Kapiteni: Teuta duhet të marrë çdo ndeshje si finale, llogaritë do t’i bëjmë në javët e fundit

-

Në vigjilje të ndeshjes të sotme në orën 16:00 ndaj Kukësit në stadiumin “Niko Dovana”, në një intervistë për “Panorama Sport” ka folur kapiteni i Teutës, Emiljano Vila, i cili ka analizuar këtë takim. Mesfushori shprehet se Teuta pas një jave jo të mirë ndaj Kukësit, do të kërkojë tri pikët. Kapiteni i bluve shprehet se në këto momente nuk duhet parë fare renditja, por t’i marrin ndeshjet një nga një dhe llogaritë të bëhen në javët e fundit.

A është gati Teuta për duelin ndaj Kukësit?

Nuk ka ndeshje të lehta, pasi në Superiore çdo rival është i rrezikshëm. Kemi nxjerrë mësimet e duhura nga sfida si ajo me Erzenin dhe po mundohemi të jemi gati për në fundjavë. Pas një jave jo shumë të mirë si ajo e kaluara, duhet të marrim tri pikët.

Sa do ta ndihmonte Teutën një trepikësh në këtë fundjavë?

E dimë se është shumë e rëndësishm­e, sidomos pas asaj humbjeje në javën e kaluar. Kemi marrë katër pikë në sfidat e fundit. Duhet të vijomë të punojmë fort që të arrijmë te suksesi.

Si Teuta, edhe Kukësi vijnë në këtë ndeshje pas momenteve jo të mira. Sa ua vështirëso­n misionin ky fakt? Sigurisht që për të dyja ekipet është një situatë pak e vështirë. Unë mund të flas për ekipin tim, jo Kukësin. Pavarësish­t rezultatev­e jo të mira, në ekip mbizotëron besimi dhe entuziazmi, që na jep shpresë për të marrë rezultatin e pritshëm.

Ekipet pranë jush po fitojnë, mendoni se shkëputja është e rikuperues­hme?

Në këtë moment që ndodhemi, nuk duhet të mendojmë për diferencën me ekipet e vendeve afër nesh. Duhet të mendojmë të fitojmë ndeshjet tona, duke rritur paraqitjet tona ndeshje pas ndeshjeje.

Cilat janë objektivat e Teutës deri në fund të sezonit?

Qëllimi primar është përmirësim­i dhe deri më tani ia kemi dalë me sukses. Duhet t’i marrim ndeshjet me radhë e të fitojmë sa më shumë prej tyre. Llogaritë në fund të sezonit do të na tregojnë se çfarë kemi arritur. ZAMIR QYPI

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania