Panorama Sport (Albania)

Hallaçi: Jam “manjak” i detajeve

“Më mirë që statistika­t flasin për Teutën, do të jetë motivim plus për lojtarët e mi”

- VLADIMIR MEMA

Rrahman Hallaçi është gati që me Kukësin e tij të tregojë forcën në Durrës, në një stadium që kanë pesë vite që nuk fitojnë. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport” përpara kësaj sfide, tekniku kërkon që skuadra e tij të flasë në fushë ditën e sotme, në një ambient që ai e konsideron perfekt për të luajtur një ndeshje futbolli. Për Hallaçin, Teuta është një nga ndeshjet finale të këtij sezoni, ndërsa nuk shqetësohe­t aspak që sulmuesi Barbosa nuk shënon, për aq kohë sa ai zbaton me përpikëri detyrat në fushë. Madje, braziliani i kujton ishshokun e tij të skuadrës, sulmuesin serb, Lazar Popoviç.

Si është gjendja e skuadrës para kësaj ndeshjeje, jeni të plotë?

Gjendja mendoj që është e mirë, kemi punuar të qetë dhe me shumë dëshirë. Videoanali­zat po na shërbejnë shumë që t’i kemi gjërat e qarta. Xhonson dhe Ilieski nuk do të jenë për këtë ndeshje. Janë lojtarë shumë të rëndësishë­m për skuadrën, por nuk kam dhimbje koke, pasi i kemi marrë masat dhe kemi bërë merkato të mirëmendua­r. Jemi gati për këtë sfidë, do të tregojmë forcën tonë.

Luani me një rival direkt në transfertë, jeni i kënaqur edhe me barazimin?

Teuta ka një ekip të mirë dhe kanë bërë mirë edhe ata. Vlerësimi është maksimal, ne kemi vendosur që të gjitha ndeshjet do t’i quajmë finale. Barazim apo fitore, për këtë do të flasim kur të bjerë bilbili, do t’i hapim sytë çdo sekondë. Jam “manjak”

i detajit më të vogël, skuadra ka kuptuar stilin tim të punës, përqendrim nga fillimi deri në sekondën e fundit.

Kukësi ka pesë vite që nuk fiton në Durrës, mendon se ndikon nga ana psikologji­ke ky fakt?

Nëse statistika­t flasin më

shumë për Teutën, më mirë kështu. Do të jetë një sfidë force dhe shtysë për ne që të japim më shumë se 100%.

Çfarë i druheni më shumë në këtë ndeshje?

Në Durrës është ambient perfekt për të luajtur një ndeshje. Nuk kemi asgjë për të

thënë, por do të flasim mirë në fushë, për këtë ju premtoj që do të shikoni një Kukës me shumë grintë.

Ju shqetëson fakti që sulmuesi kryesor Barbosa ka katër muaj që nuk shënon?

Barbosa nëse vazhdon kështu me këtë stil loje, atëherë unë jam në rregull me të. I kam kërkuar disa lëvizje taktike në fushë dhe me lëvizjet e tij po na ndihmojnë shumë për të krijuar hapësirat që na duhen. Barbosa me kujton Popoviçin, është njësoj si ai. E kam lojtar kryesor në skuadër, ka mbështetje­n time maksimale, është e ardhmja e Kukësit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania