Panorama Sport (Albania)

“Poza” dhe shou pas ngarkesave, Ferko: E likuidojmë Turbinën

FLAMURTARI/ Seanca e fundit kthehet në argëtim

-

Flamurtari, në superformë para Turbinës. Seanca e fundit solli ritëm, humor dhe në fund një... intervistë. Trajneri Marcelo Troisi ka kërkuar nga futbollist­ët të prodhojnë lojë, por edhe të bëjnë kujdes me finalizimi­n. Ai i rreshtoi thuajse të gjithë përpara portës, duke u kërkuar përgjegjës­i dhe maksimum. “Vetëm fitore”, kështu u është drejtuar braziliani të tijve. Ndërkaq, në pushim të stërvitjes nuk kanë munguar batutat. Lojtarët mblidhen për të bërë një foto. Liçaj dhe Disha marrin pozicionin si boksierë. Braziliani Pedro Augusto mbulon fytyrën me fanellë dhe merr pozicion “qitësi”, pasi formon pistoletën me dy duart. Shkodrani Behar Ramadani tregon muskujt. Në këtë moment afrohet trajneri Marcelo Troisi, i cili i drejtohet stafit të tij dhe kërkon të fotografoj­ë Ramadanin me muskuj. Ai drejton gishtin nga vlonjati. “Fotografoj­edo ni”. Ndërsa Denis Pjeshka bën gazetarin dhe merr në pyetje zv.trajnerin, duke i dhënë statusin e kapitenit. “Si ndiheni pas fitores së sotme, do të pyes kapitenin”, e pyet shkodrani dhe Martins përgjigjet: “Ekipi sot luajti mirë dhe do të vazhdojmë kështu derisa të

shpallemi kampionë”.

– Alfred Ferko foli në prag të ndeshjes së sotme. Për “Panorama Sport”, drejtori tha se në këtë ndeshje kërkohet vetëm fitorja. “Përballen dy ekipe me objektiva të kundërt. Duke pasur gjithë respektin për Turbinën, unë kam bindjen që

DREJTORI

ta fitojmë ndeshjen. I kemi kualitetet për ta arritur. Kjo na jep mundësinë që të vazhdojmë me qetësi rrugëtimin tonë”, tha fillimisht zyrtari i klubit. Ai analizon situatën në skuadër në këtë fazë të dytë. “E filluam pozitivish­t fazën. Kjo gjë na jep moral dhe jemi mirë. Do të vazhdojmë për objektivin kryesor që kemi, ngjitjen në elitë. Këtë e kemi përcaktuar që në fillim dhe nuk i ndryshojmë objektivat tanë. Gjendja është e mirë. Morali është i lartë. Na kanë ardhur afrime shumë cilësore në janar dhe besoj se do të na ndihmojnë për vazhdimësi­në. Ka ndryshuar shpirti i garës në këto dy ndeshje të fundit. Jemi futur në fushë më me forcë. Kemi bërë lojëra të mira. Natyrisht që mentalitet­i është po i njëjti. Ajo që dua të them është se Flamurtari mbetet pretendent­i kryesor për t’u ngjitur në Superiore”, përfundon Ferko.

 ?? ?? Kuqezinjtë marrin ''poza'' pas ngarkesave
Kuqezinjtë marrin ''poza'' pas ngarkesave

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania