Panorama Sport (Albania)

Dede: Presioni mbi ata që ndjekin, dua fitore në Burrel

“Kemi nisur një cikël të ri, nuk i druhem fare gjykimit”

- FATJON RUPI

Dinamo nuk ka në plan që të ndalet. Edhe pse i pret një transfertë e vështirë, në Burrel udhëtojnë me mision të qartë: fitoren. Kryesojnë me 4 pikë avantazh ndaj vendit të dytë dhe e presin të qetë sfidën me matjanët. Dilema ka ende për 11-shen, por trajneri ka edhe një seancë stërvitore në dispozicio­n për të vendosur për lojtarët që do të hedhë në fushë nga minuta e parë. Mungon vetëm Dikson për shkak kartonësh, ndërsa të dëmtuarit janë rikuperuar. Nevil Dede thekson për “Panorama Sport” se kundërshta­ri nuk është ai i fazës së parë dhe se duhet shumë kujdes për ta kaluar me sukses. “Në Burrel na pret një ndeshje e fortë, një luftë e fortë sportive. Por mendoj se do të gjejmë një ambient të mirë, stadiumi i tyre është komod për të luajtur një ndeshje futbolli, kështu që na mbetet të bëjmë më të mirën tonë në fushë. Nuk do të jetë Burreli i fazës së parë, kur ne fituam thellë. Në atë ndeshje kundërshta­ri kishte shumë mungesa. Tani çdo ndeshje bëhet edhe më e vështirë, sepse bëhen llogaritë e pikëve. Gjendja e skuadrës është e mirë, mungon Dikson për shkak kartonësh. Besoj se do të bëjmë më të mirën”, tha fillimisht tekniku i bluve.

PRESIONI–E pranon që ruajtja e kreut është më e vështirë për ta mbajtur sesa për ta marrë, por thekson se presion nuk kanë. “Nuk ka presion mbi Dinamon, presioni është mbi ata që na ndjekin nga pas. Është ajo shprehja që më e vështirë është ta mbash kreun sesa ta fitosh, por ne kemi një skuadër të plotë, të kompletuar dhe në gjendje të kalojë çdo vështirësi. E thashë edhe para Skënderbeu­t, jemi në fazën ku kemi nisur një cikël fitoresh

dhe duhet ta vazhdojmë javë pas jave. E dimë mirë që do të jetë e vështirë, ndaj duhet të jemi të përgatitur. E respektojm­ë Burrelin dhe çdo kundërshta­r tjetër që do të kemi përballë, por Dinamo luan për fitore kudo”, shtoi 48-vjeçari.

GJYKIMI - Në fund Dede ka dhënë edhe një mendim për arbitrimin, që në pjesën e dytë të kampionati­t ka gjithmonë problemati­ka: “Nuk i druhem gjykimit në Burrel dhe as në ndeshje të tjera. Futbolli është lojë gabimesh dhe siç gabojmë ne, mund të gabojnë edhe arbitrat. Kam besim se do të jetë në nivelin e duhur”.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania