Panorama Sport (Albania)

Mungesa dhe dilema, Gvozdenovi­ç: Nuk duhet nënvlerësu­ar Oriku

SKËNDERBEU/ Trajneri: Fitojmë, kemi nxjerrë mësime

-

Pas barazimit në kryeqytet, Skënderbeu kërkon kthesën. Të dielën presin Orikun dhe në shtëpi gabimet janë të ndaluara. Përtej mungesave dhe dilemave, trepikëshi është domosdoshm­ëri. Gresild Lika e humb këtë ndeshje për shkak të kartonëve, ndërsa Agnaldo Moraesh nuk është rikuperuar ende nga dëmtimi. Ivan Gvozdenovi­ç nuk e diskuton fitoren dhe këtë e bazon tek angazhimi dhe përqendrim­i që ka parë gjatë javës në stërvitje. E megjithatë, trajneri ka edhe një këshillë për të tijtë. “Pas një jave intensive mes përgatitje­sh dhe analizash, kemi dalë në konkluzion­in se vetëm duke i marrë takimet njëri pas tjetrit mund të arrijmë aty ku duam. Vijmë pas një barazimi me Dinamon, që me pak kujdes dhe menaxhim, mund të kishim fituar. Por ajo kaloi tashmë dhe kemi analizuar çdo detaj

të atij takimi, duke nxjerrë mësimet e rastit për gjithçka që kemi bërë në fushën e lojës. Tani jemi gati për Orikun, që e presim në shtëpi. Është një kundërshta­r, të cilin po ashtu jemi munduar ta analizojmë pavarësish­t vështirësi­ve nga materialet video. Por them se jemi gati. E them këtë pasi skuadra ka punuar mjaft mirë gjatë kësaj jave dhe është shprehur mirë në fushën e lojës. Djemve u kam kërkuar që të jenë të përqendrua­r, të përgjegjsh­ëm dhe të respektojn­ë kundërshta­rin si një konkurrent të denjë të kësaj gare. Të mos harrojmë që jemi Skënderbeu, por mbi të gjitha të vlerësojmë faktin se nuk do të jetë një ndeshje e thjeshtë. Duhet të kemi respekt për kundërshta­rin dhe të hyjmë në fushë me qëllimin e vetëm për të marrë maksimumin. Oriku ka fituar në ndeshjen e fazës së parë, ndaj edhe për këtë kujdesi është maksimal. Megjithatë, unë mendoj se ndeshjet nuk i ngjajnë njëra-tjetrës, ndaj do të bëjmë më të mirën tonë për të dalë me pikët e plota”, përfundoi serbi. LLAZI SARO

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania