Panorama Sport (Albania)

Apolonia e ka si finale, Shabani: Sot duhen 3 pikë

-

Në javën e fundit Apolonia humbi ndaj Turbinës dhe i komproment­oi shumë pozitat në renditje, duke qenë në zonën e rrezikut të rënies nga Kategoria e Parë. Trajneri Veljko Dovedan dhe ndihmësi i tij, Besmir Shabani, po punojnë shumë me skuadrën nga ana psikologji­ke. Të dielën në Fier sfidojnë Besën dhe tek Apolonia duan me patjetër të rikthehen te tri pikët. Prej kohësh skuadra ka luajtur në aneksin e stadiumit “Loni Papuçiu”, aty ku tifozët e kanë të vështirë të qëndrojnë në kushtet e duhura, por që gjithsesi e kanë mbështetur ekipin. Numri dy i pankinës, Shabani, gjatë një bisede për “Panorama Sport” është shprehur optimist për përballjen e radhës. “Përjashto ndeshjen e fundit në Cërrik, unë mendoj se dy ndeshjet e para kanë treguar një tjetër Apoloni. Edhe barazimi i marrë ndaj Korabit ishte një hap pas për ne, sepse një ndeshje më përpara mundëm Flamurtari­n e vendit të dytë. Ecuria jonë ka ndryshuar, por jo plotësisht. E them, këtë pasi kjo u tregua ekzaktësis­ht në ndeshjen përballë Turbinës. Mirëpo, jemi vetëm në gjysmën e kampionati­t dhe ka ende vend për rikuperim pikësh. Vijmë nga një humbje që djeg, sepse erdhi në një moment delikat. Renditja është aq e ngjeshur, sa me tri pikë ngjitesh në zonën ‘play off’, ndërsa një humbje të zbret në fund. Kampionati është shumë i fortë dhe çdo ndeshje është një finale më vete për të arritur objektivin sezonal. Prandaj, sfida e radhës ndaj Besës është finalja e parë për ne dhe nuk e kemi aspak luksin të humbasim pikë në shtëpi. Do të bëjmë të pamundurën që të marrim pikët e plota. Ekipi ka potencial, prandaj do të bëjmë maksimumin tonë. E kemi vlerësuar Besën dhe futemi në fushë me synime të qarta”, deklaroi zv.trajneri Shabani.

HILMI SALIU

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania