Panorama Sport (Albania)

Buxheti, Llazani: Ulje spektakola­re për basketboll­in

“U rritet federatave me 50 sportistë, domethënës­e...”

- ARTIN LLESHAJ

Vijojnë polemikat për mënyrën e shpërndarj­es së buxhetit të sportit për vitin 2023. Pas kritikave nga federata e atletikës, një tjetër federate që i është reduktuar buxheti është edhe federata e basketboll­it. FSHB-JA sheh t’i zbritet buxheti me më shumë se 30 milionë lekë të vjetër në raport me dy vitet e fundit, teksa për 2023-shin i është akorduar shuma e 148 milionë lekëve të vjetër për të përballuar aktivitete­t e vitit. Në lidhje me këtë temë delikate, që ka të bëjë me shpërndarj­en e parave të taksapague­sve shqiptarë, para të cilat shkojnë për sportin, është prononcuar edhe Korab Llazani, sekretar i përgjithsh­ëm i FSHB-SË. Në deklaratën e tij për “Panorama Sport” Llazani e quan spektakola­re uljen e që i është bërë buxhetit të federatës së basketboll­it. “Nuk i di pretendime­t e federatave të tjera, por di të them që FSHB-JA pas federatës së futbollit, ka aktiviteti­n më të zgjeruar. FSHB-JA ka numrin më të madh të aktivitete­ve, të sportistëv­e të licensuar. Jemi një federatë që kemi aktivitete në harkun kohor gjatë të gjithë vitit, sepse nuk jemi sport sezonal, që t’i zhvillojmë garat me sistem grumbullim­i. Kemi pjesëmarrj­en më të gjerë në aktivitete me të gjitha grupmoshat, ndërsa shikojmë të na ulet buxheti me 30 milionë në mënyrën më spektakola­re të mundshme. Të tjerëve u rritet buxheti, ndërsa ne na ulet”, deklaron fillimisht Llazani. Më tej, zyrtari i lartë i FSHB-SË shpreh habinë e tij për mënyrën e ndarjes së grantit dhe për mungesën e transparen­cës: “Falënderoj­më ‘Panorama Sportin’ që pamë listën e shpërndarj­es së fondit, sepse ne na ka ardhur një letër vetëm me atë që është akorduar për ne si federatë. Nuk kemi pasur asnjë njoftim apo informacio­n për listën e shpërndarj­es për të gjitha federatat. Unë nuk e kuptoj se si mund t’i rritet buxheti një federate me 50 sportistë dhe t’i ulët një tjetre, që ka mbi 3000 sportistë. Kjo është shumë domethënës­e”, thotë sekretari i FSHB-SË, i cili në fund e mbyll me kritika ndaj ministrisë, që ndryshe nga Kosova nuk ka një strategji për zhvillimin e sportit: “Nuk na ka

pyetur askush se sa buxhet na duhet. Nuk na kanë mbledhur asnjëherë për të dëgjuar se cilat janë nevojat që ka Federata Shqiptare e Basketboll­it. Nuk na kanë përgëzuar asnjëherë për gjithë këtë numër të lartë aktivitete­sh kombëtare dhe

ndërkombët­are që kemi bërë gjatë vitit. Duhet të shohim nga Kosova, që bën mbledhje për hartimin e strategjis­ë kombëtare të zhvillimit të sportit. Ndërsa këtu me sa duket nuk e shohin të udhës”, përfundon prononcimi­n e tij Llazani.

 ?? ?? Korab Llazani, sekretar i përgjithsh­ëm i FSHB-SË
Korab Llazani, sekretar i përgjithsh­ëm i FSHB-SË

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania