Panorama Sport (Albania)

Alegri djeg bonusin e fundit, nëse eliminohet në Europë dorëzon “çelësat”

Barazimi ndaj Nantës turbullon të ardhmen e trajnerit bardhezi

-

Përpara debutimit të tij në Ligën e Europës, të enjten kundër Nantës, për Masimilian­o Alegrin vinin fjalë të forta dhe me peshë nga shefi i ri i klubit, Françesko Kalvo: “Jemi me fat që kemi një person si Alegri që di të ruajë qetësinë në momentet e vështira dhe të menaxhojë grupin. Por tani duhet të bëjmë që Kupa e Italisë dhe Liga e Europës të shndërrohe­n në objektivat tanë realë”. Por ende pa e lëshuar mirë emocionet që i dhanë këto kompliment­a, ja tek Nantë mendon që t’i shkaktojë një tronditje shumë të fortë pikërisht “Konti Maks”, duke i marrë një barazim në “Allinz Stadium” dhe duke komplikuar frikshëm mundësinë për të avancuar edhe në turneun e dytë për nga rëndësia, të UEFAS.

Ndonëse në mbrëmjen e të hënës bardhezinj­të ishin edhe disi të pafat si rrjedhojë e dy shtyllave të goditura dhe një penalltia të pastër që nuk iu dha pavarësish­t rishikimit në VAR, në sekondat finale, për trajnerin 55-vjeçar pas elozheve ka ardhur edhe kërcënimi i parë: “Pa ecur përpara në Ligën e Europës je jashtë!”. Shkurt dhe me të drejtë

ndoshta, sepse nëse krahason cilësinë e Juventusit me atë të Nantës, apo edhe me skuadrat e tjera që kanë mbetur në garë për këtë kompeticio­n, fare pak mund t’i afrohen, për të mos folur pastaj për anën ekonomike që është stratosfer­ike... Dhe kjo duke nisur pikërisht nga Masimilian­o Alegri, i cili për të udhëhequr një skuadër dhe rrezikuar

së dali që në ndeshjen e parë edhe jashtë Ligës së Europës, përveç Champions-it, paguhet 7.5 milionë euro në vit. Kështu që, nëse kërkon që të ruajë këto fitime dhe mbi të gjitha prestigjin e pankinës së Juventusit, livornezi duhet të mbajë fort timonin tani e në vazhdim dhe të futet në rrugën e duhur për të ndryshuar trendin e sezonit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania