Panorama Sport (Albania)

Një “pandemi europiane”, Juvja kërkon vaksinën

Nantë i trembi, në transfertë s’fitojnë prej 2 vitesh

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Që Juventusi vuante një virus të rrezik shëm që pas Champions-it të fundit të ngritur në vitin 1996, diçka e tillë dihej, por duket sikur në vitet e fundit në radhët e bardhezinj­ve ka rënë një pandemi e frikshme, nga e cila e ka tepër të vështirë që të dalë. Të paktën këtë thonë shifrat aktuale, duke parë edhe barazimin e fundit në shtëpi ndaj Nantës, në ndeshjen e vajtjes së “play off”-eve të Ligës së Europës. Sikur të mos mjaftonte që në katër sezonet e fundit të jetë skualifiku­ar dy herë në fazën e 1/8-ave, një herë në çerekfinal­e dhe së fundmi që në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, një këmbanë alarmi është fakti se Juventusi ka fituar vetëm 1 nga 9 ndeshjet e fundit në Europë, suksesi 3-1 ndaj Makabi Haifas sezonin e kaluar, në fazën e grupeve të Champions-it. Por ajo që është më e frikshmja, në pritje edhe të transfertë­s me Nantën të enjten e ardhshme, ku do të vendoset edhe kualifikim­i, është se për të gjetur një fitore të fundit në transfertë për “Zonjën e Vjetër” duhet të kthehemi 2 vite më pas në kohë, konkretish­t më 14 shtator 2021, kur Aleks Sandro, Paulo Dibala dhe Alvaro Morata gjunjëzoni­n 3-0 Malmon në Suedi. Po, 2 vite, pikërisht periudha kur Juventusi nisi tatëpjetën dhe jo vetëm në arenën ndërkombët­are, por edhe në Itali, ku pas një diktaturë 9-vjeçare, pati një rrëshqitje të plotë dhe sivjet ajo po bëhet gjithmonë e më e frikshme duke parë edhe dënimin me 15 pikë për çështjen e plusvalenc­ave, ndonëse përflitet se mund të vijë edhe një dënim i dytë me heqje pikësh, për çështjen e fshehjes së pagave të periudhës së COVID-IT, e cila do ta rëndonte edhe më tepër situatën në kampionat. Shkurt, skuadra është në kaos të vërtetë, por “pandemia europiane” që zgjat prej vitesh është sëmundja që duhet kuruar sa më shpejt.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania