Panorama Sport (Albania)

Mikhitaria­n: Interi superior ndaj Milanit, besoj ende te titulli

“Ka ende rrugë, kapiteni i vërtetë është Handanoviç­i” Zikaltrit përballin sot në mbrëmje friulanët

- Përgatiti: NISLI GJINI

Henrik Mikhitaria­n ka qenë protago nist i një interviste për “Dazn”, në të cilën ka rrëfyer shumëçka nga eksperienc­a e tij zikaltër, duke zbuluar edhe që beson ende të titulli. “Ka shumë ndeshje deri në fund, gjithçka është e mundur. Do të luftojmë deri në fund, më e rëndësishm­ja është të mos humbasim asnjë pikë dhe pastaj të shohim se ku jemi”, ishin fjalët e 34vjeçarit, që u ndal më pas në lamtumirën e Shkriniari­t, sfidat me Milanin, idhujt dhe një sërë kuriozitet­esh brenda dhe jashtë fushe.

Si është të fitoni dy derbe në 18 ditë?

Një ndjesi e çmendur, pasi donim t’i fitonim. E para përballje në Superkupë ishte për një titull dhe ishim shumë të lumtur. Me atë besim u përgatitëm edhe për atë në kampionat më 5 shkurt. E merituam edhe atë ndeshje. Jemi të lumtur që Milano është ngjyrosur tashmë zikaltër. E merituam, ishim superiorë ndaj Milanit.

Ju mërzitën apo ngarkuan kritikat fillimin e sezonit?

Kritikët e parë tanët jemi vetë ne, e kemi biseduar me njëri-tjetrin. Nuk ka rëndësi çfarë ka ndodhur më parë, është e rëndësishm­e se çfarë mund të bëjmë në të ardhmen. Ne kemi folur në dhomat e zhveshjes, jemi një familje dhe çdo gjë mund të ndodhë në një familje. E rëndësishm­e është të kuptohemi dhe të vazhdojmë të luftojmë për këtë fanellë.

Si ua komunikoi Shkriniari lamtumirën e tij?

Jemi shumë të trishtuar, por duhet ta pranojmë zgjedhjen, është karriera e tij. Jam shumë i lumtur që kam luajtur krah tij. E meritonte shiritin e kapitenit, tani e ka Lautaro, por të gjithë e dimë që kapiteni ka qenë gjithmonë Handanoviç­i. Shkriniari është njësoj i fortë edhe pa shiritin.

Ndiheni ende si një numër 10?

Po dhe më mungon ky rol, sepse gjithmonë më ka pëlqyer të luaj prapa sulmuesve. Por fitorja më jep kënaqësi, edhe pse do të doja të luaja pak më shumë në atë pozicion.

Mbrojtësi më i vështirë për t’u dribluar?

Askush (qesh).

Sekreti i një dhome zhveshjeje fituese?

Mentalitet­i. ju për

Idhulli i fëmijërisë dhe çfarë do të vidhnit prej tij?

Zidan, do t’i vidhja vizionin dhe teknikën.

Zhgënjimi më i madh në karrierën tuaj?

Në vitin 2019, kur nuk munda të luaj ndeshjen e Europa League në Azerbajxha­n.

Cili talent i ri po ju bën më

shumë përshtypje?

Nuk është talent i ri, por Barela.

Shoku i skuadrës që ka gjithmonë gati një shaka?

Bastoni.

Ndeshja më e vështirë e këtij viti?

Ajo ndaj Barcelonës në “San Siro”, një ndeshje që na

dha shumë besim. Ishim të vetëdijshë­m për forcën tonë, por fitorja në shtëpi dhe barazimi aty na dhanë një shtysë ekstra, mbi të cilën ndërtuam rrugën tonë.

Ju ndodh të këndoni në shtëpi?

Po, më ndodh. Nëse fitojmë titullin këtë vit apo vitin tjetër,

do të këndoj një këngë të Al Banos.

Çfarë do t’ju bënte të lumtur?

Të fitoj trofe të tjerë. Më i rëndësishm­i do të ishte titulli këtu në Itali, nuk dua të ndalem pa e fituar.

Jeni mëngjarash apo me të djathtën?

Një herë në Francë babai im u kthye nga stërvitja dhe kërkoi çaj. Isha i vogël, vendosa duart te filxhani dhe u dogja, duke e derdhur çajin e vluar mbi veten. Që atëherë kisha frikë të shkruaja me të djathtën dhe shkruaj me të majtën, por në fushë godas me të djathtën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania