Panorama Sport (Albania)

Interi s’pëson në shtëpi, Udineze specialist­e e përmbysjev­e

-

- Interi ka humbur vetëm një nga 10 ndeshjet e fundit kundër Udinezes në Serinë A (7 fitore, 2 barazime). Humbja është ajo e fazës së parë më 18 shtator. Friulanët nuk kanë fituar të dyja ndeshjet në kampionat përballë zikaltërve që prej 2012-2013-ës. - Interi ka fituar katër ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Udinezes në kampionat dhe vetëm një herë ka arritur më shumë fitore të njëpasnjës­hme në “San Siro” ndaj tyre, (pesë midis 1984 dhe 1989).

- Interi ka mbajtur portën e paprekur në dy ndeshjet e fundit të Serisë A, ndërsa me Simone Inzagin në stol ka arritur vetëm një herë të regjistroj­ë më shumë ndeshje radhazi pa pësuar (6 në nëntor-dhjetor 2021). - Shtatë nga tetë ndeshjet me porta të paprekura te Interi në këtë sezon janë regjistrua­r në shtëpi. Asnjë skuadër nuk ka pësuar më pas se Interi në shtëpi në këtë kampionat (5 gola në 11 ndeshje).

- Asnjë skuadër nuk ka shënuar më shumë se Interi në 30 minutat e para të ndeshjes në këtë kampionat (14 ashtu si Lacio), kurse nga ana tjetër, Udineze është skuadra që ka pësuar më shumë gola në 15 minutat e para (8).

- Udineze është skuadra që ka rikuperuar më shumë pikë, pasi është gjendur në disavantaz­h këtë sezon në pesë ligat europiane, 17, përfshirë ato tri pikë kundër Interit në shtator. - Lautaro Martinez ka shënuar të pestë golat e fundit të Interit në Serinë A. Lojtari i fundit i zikaltërve, që shënoi gjashtë gola radhazi pa ndërprerje­n e një lojtari tjetër, ishte Alesandro Altobeli në 1983-in (7 radhazi në atë rast).

- Udineze është skuadra ndaj së cilës Edin Xheko ka fituar më shumë ndeshje në kampionat (12 nga 15 ndeshje). Boshnjaku ka shënuar katër gola kundër friulanëve në Serinë A (të gjithë me Romën 2016-2019).

- Që nga sezoni i kaluar, asnjë mbrojtës nuk ka shënuar më shumë gola (me përjashtim të penalltive) se Destini Udogi në pesë kampionate­t kryesore europiane (8 sa Ashraf Hakimi).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania