Panorama Sport (Albania)

Inzagi: Porto e rëndësishm­e, por mendojmë vetëm për Udinezen

-

Pas barazimit ndaj Sampdorias, Interi do të rikthehet në fushë sot në mbrëmje kur do të përballe Udinezen. Në vigjilje të sfidës, Simone Inzagi ka folur për kanalin e klubit, duke treguar dhe analizuar momentin, gjithashtu duke u ndalur tek individët e skuadrës së tij.

RIKTHIMI PAS SAMPDORIAS – “Krijuam shumë, por nuk e gjetëm golin ndaj Sampdorias dhe sigurisht që tani synimi është rikthimi te fitorja. Gjithmonë ka qenë ky qëllimi. Në Xhenoa nuk patëm fat, ndoshta duhet të ishim më agresivë dhe më të saktë para portës, por skuadra kishte qëndrimin e duhur dhe u përpoq të fitonte ndeshjen deri në minutën e 95-të. Jam i bindur që djemtë do të bëjnë maksimumin për të treguar kush janë. E kemi ruajtur portën e paprekur në tri ndeshjet e fundit? Soliditeti i këtyre paraqitjev­e të fundit është një e dhënë e shkëlqyer. Është meritë e të gjithë djemve, sepse mbrojnë si ekip. Nesër (sot) e dimë se do të jetë një ndeshje e vështirë, kundër një skuadre me shumë cilësi dhe shumë të fortë si fizikisht dhe teknikisht”.

HAKMARRJA NDAJ UDINEZES – “Sigurisht që ajo humbje në fazën e parë ndaj Udinezes na ka lënduar jo pak atëherë dhe kjo e bën një kujtim të hidhur për ne, por para se të mendojmë për hakmarrjen, mendojmë për tjetër gjë. Ne mbi të gjitha duam të luajmë një ndeshje të mirë dhe të fitojmë para tifozëve tanë, që na kanë mbështetur gjithmonë”.

LAUTARO DHE CHAMPIONS – “A e meriton Lautaro pushimin para Champions-it? Të gjithë e kemi parë rëndësinë që ai ka për skuadrën dhe çfarë ndihmë e madhe është, por mungojnë ende seanca stërvitore para se të vendos për formacioni­n. Do të mundohem të bëj vlerësimet më të përshtatsh­me, por edhe në ndeshjen e nesërme (sotme) do të më duhen të gjithë lojtarët, si ata që nisin titullar ashtu edhe ata që hyjnë nga stoli. Është një ndeshje e rëndësishm­e, e cila do të duhet të përballet në mënyrën më të mirë të mundshme. Po bëhem përsëritës, por pavarësish­t Champions-it në prag, fokusi ynë është tërësisht tek Udineze”.

BARELA – “Barela është shumë i ndjeshëm për skuadrën dhe fanellën dhe ka gjithmonë një dëshirë të madhe për të fituar. Ndonjëherë e gjithë kjo e bën atë nervoz, por të gjithë e dimë se çfarë djali është. Kam besim të madh tek ai dhe te gjithë skuadra ime”.

KALENDARI – “Udineze, Porto dhe Bolonja do të jenë rivalët tanë që do i ndeshim në tetë ditë dhe janë tri ndeshje shumë të rëndësishm­e. Ne duhet të jemi të aftë t’i përballojm­ë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke e ditur se do të jenë ndeshje të ndryshme, por për momentin mendojmë vetëm për Udinezen”.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania